NGA XHOVALIN DELIA – Lum ai vend që nuk ka nevojë për heronj…!

Ne jemi vendi që lumnohemi e krenohemi me heronj. Madje identifikohemi e mburremi me ta. S’mund rrimë dot pa heronj, e mundësisht gjigand si Skënderbeu…

Për të kuptuar më mirë frazën e mësipërme të Brehtit, na ndihmon kojshija jonë antik, Platoni, që na shpjegon se për të lundruar një barkë, nuk duhen heronj. Mjafton një njeri që njeh, jo vetëm barkën dhe ekuipazhin, por edhe thellësinë e topografinë e ujrave, korrentet nën barkë, erërat që fryjnë rreth e qark dhe yjet mbi kokë…


Para pak ditesh, kur Europa “për faj të Sofisë” na dha KO, shqiptarët u mjeruan dhe nuk lanë gjë pa thënë për protagonistin politik të radhës dhe për “kurvën plakë”.

Sot që Shqipëria dhe “e veriut” Maqedoni morën OK, e kanë shpallur festë e po kurorërzojnë heroin e festës. Nuk mungojnë “europeistët heroatdhedashës” që shpallin “armiqtë e kombit”.

Gëzuar nga zemra festën o të lumnuem! ….por, mos u ekzaltoni e mos u gëzoni me tepri o të mjeruar e mos u mjeroni me oiii o të dëshiruar e të dëshpëruem!

Nuk ka ndodhur asgjë e jashtzakonshme. Nuk kemi asnjë meritë e as nuk na kanë bërë asnjë favor. Ne kemi më pak se ç’duhet të bëjmë dhe evropianët kanë bërë të duhurën.

Aty ku kemi qenë gjithmonë jemi edhe sot. Shqiptarë kemi qenë e të tillë uroj të jemi edhe mot. Na dhanë OK, jo se ne kishim nevojë por sepse atyre “u erdhi veza”, ose më saktë, ju dha urdhëri të na fusin në “sallën e pritjes”. Në se ne do presim që të tjerët të na presin BILETËN për në Evropë, zor se do të gjejmë vend për t’u ulur me ta, si të barabartë….

Nuk e di në Evropë, por në Shqipëri kam dëgjuar të thuhet, i zoti e nxjerrë gomarin nga balta… /Nga Xhovalin DELIA, publikuar në Facebook/