Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA XHAHID BUSHATI/ Poeti shkodran Zef Zorba në shqipërimin e Montale-s, Quasimodo-s dhe Ungaretti-t…

ShkodraWeb 7 April, 2019
xhahid bushati zef zorba

Teksa po lexoja gjithë vemendje librin e sapo dalë në qarkullim “Montale, Quasimodo, Ungaretti” – Perfectum trinum-, poezi të zgjedhura, shqipëruar dhe me parathënie të poetit të shquar Zef Zorba; njëherësh, përmes viteve, më erdhën ca kujtime që nuk mund t’i harroj lehtë, që më sillnin në memorie dhe në kujtesë: at’ stinë pranvere që e njoha Zorbën, ato pak kafe që i piva me të, fjalët e pakta, vështrimin e përqendruar e të menduar përmes gjyslykëve me ngjyrë, tundjen e lehtë të kokës, buzëqeshjen e largët, të afërt e pakëz të zbehtë, buzët ende “të ngrira në gaz” edhe pse kishin kaluar vitet ’90, si dhe ajo shprehja e tij proverbiale që e kishte për zemër e të zemrës, plot dhimbje: “jeto pa u vënë re…”. Eh, ç’më kujtonin kujtimet! Më kujtonin shumëçka…

Libri përmban rreth 100 poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX që bënë epokë. U botua më mjeshtëri e profesionalizëm nga Botimet Çabej. Libri kishte vite që rrinte në sirtar (si dorëshkrim) përmes ditëve e viteve të heshtjes, deri një ditë si kjo…, kur pa dritën e bardhë të botimit. Kjo falë veprimit të dy bijave të Zorbës për ta paraqitur për botim. Veprimi I tyre është një akt fisnikërie në shërbim të kulturës shqiptare, për të njohur elitat e vërteta krijuese e njëkohësisht për të plotësuar e dritësuar më tej portretin e Zorbës, për ta ridimensionuar atë, ndonëse dorëshkrime të tjera të poetit presin radhën për të parë dritën e botimit.

Me të drejtë Botuesi “Çabej” në shënimin e librit shprehet: “Zef Zorba ka zgjedhur t’i sjellë në shqipen e njësuar të standartit vjershat italiane, ashtu si shkruante jo rrallë edhe poezi të vetat, duke ndërkallur hera-here elemente të gegnishtes e më rrallë edhe ndonjë të toskërishtes. Pra është treguar i hapur ndaj përdorimit të trajtave gjithfarëshe.”

Libri me rreth 100 poezi zgjedhur e shqipëruar nga Zorba shoqërohet edhe me një parathënie e shkruar nga ai 35 vjet më parë. Edhtë një përkushtim dinjitoz kushtuar E. Montales, S. Quasimodos, G. Ungarettit; ndonëse titullohet “Dy fjalë nga Shqipëruesi”. Njohja ka disa rrafshe, si: -Zorba për tre poetët italianë dhe biografitë e tyre., -Zorba dhe letërsia italiane, procesi zhvillimor i saj., -Zorba dhe shikimi i poetikës së përbashkët të tre poetëve., – Zorba dhe njohja bibliografike e studiuesve të tjerë, të cilët me shkrimet e tyre u janë qasur tre kolosëve italianë. Kjo njohje e thelluar poetike dhe stili nga ana e Zorbës ndikuan fuqimisht jo vetëm në procesin krijues, por kryesisht te vëllimi i tij poetik “Buzë të ngrira në gaz”, libër që e përcaktoi Zorbën si individualitet i spikatur e që solli risi në rrugëtimin e poezisë shqipe.

2.Poezitë e zgjedhura të këtij libri kanë edhe tekstin italisht përbri. Jo vetëm gjatë përzgjedhjes e shqipërimit por edhe te parathënia, shfaqen dukshëm disa dukuri, si: -Këndi i vështrimit të Zorbës, -Paraqitja poetike, procesi letrar dhe ndikimi në letërsinë italiane, -Çfarë theksoi Zorba në portretin e tyre poetik, -Pse ka vlerë dhe dimension parathënia e Zorbës, etj.

Citoj: Zorba për Eugenio Montalen:

“Esencialiteti i poezisë së Montales qëndron në këto sfera fragmentare kërkimi të pandërprerë, edhe në zona që mund të duken të rëndomta, por që përfaqësojnë kalime të pashmangshme, të ndërlikuara, sikur është forma e instrumentit muzikor: “Kesh era që cikat sonte vëmendshëm… / … instrumenta… kesh era që lind e vdes / në orën që mengadalë qulloset / le të cikaste sonte edhe ty, / ty instrument i çakorduar…”” (Korno angleze)

Citoj: Zorba për Salvatore Quasimodon:“Quasimodo që në krijimet e para, si “Ujra e tokë”, shfaqet poet me brendi të posaçme, jo vetëm formale. Qysh aty vërehet përpjekja për realizime subjektive e më pas te lirikat e mëvonshme, “Oboe i zhytur”, vërehet largimi përfundimtar nga zgjedhja formale, për t’u zhvilluar rreth një qendre lirike më të thellë, me prirje mistike esenciale.”

Citoj: Zorba për Giuseppe Ungarettin: “Tipar kryesor i poezisë së Ungarettit ka qenë një humanitet i gjithanshëm, dhënë permes befasisë së britmës të primitivitetit. Këtë synim ai e ka arritur qysh në veprën e parë organike “Gazmendi”, e cila është autobiografia më e shmërtisur që mund të japë një poet me ritmet e temat që e trazonin, me motivet e universals të përkufizuar nga nisja dhe fundi i “Gazmendi-t” : “Mes një luleje të vjelur, e një tjetre të falur / zeroja e pashprehshme” (“Amshim”) dhe: “Përmbytjen ma fal, o Zot, të asaj dite të re në britmën e parë”. (“Lutje”).

3.Parathënia që na fali Zorba si kredo e librit të tij u shkrua 35 vjet më parë. Krahas shqipërimeve, edhe ajo qëndroi në sirtarin e heshtjes, fatlume e plot dhimbje. Ajo, Parathënia, qëndron denjësisht përkrah shqipërimeve të Zorbës. E ndiej të nevojshme të përmend edhe disa dukuri të tjera të Parathënies së Zorbës, si: -Ajo mbart si koncept e ndërtim një strukturë të qartë, të ngjeshur kompozicionale.,

Kompetencë shkencore në zbërthimin e kodeve poetike të secilit poet., – Erudicioni e fjalori i zgjedhur prej studiuesi i Zorbës., – Leksiku i pasur., -Vështrimi analitik vertikal e horizontal i fenomenologjive që mbartnin përkatësine e emrave, si: E. Montale, S. Quasimodo, G. Ungaretti.

4.Tre poetët italianë frymuan te Zorba, po aq edhe Zorba frymoi tek lavdia poetike italiane. Zorba, si gjithnjë e si gjithmonë i heshtur dhe modest, i vuri këtë kurorë si mbyllje parathënies së tij: “Veç meritave të mëdha, tre poetëve të shqyrtuar shkurtimisht me krijimet e tyre, të cilat kanë hyrë fort në letërsinë botërore, u takon edhe merita e hapjes së shtigjeve të reja. Sot në Itali lulëzon një plejadë poetësh të rinj me tipare individuale që e çojnë e do ta çojnë poezinë gjithnjë e më përpara. Këto pak shënime nuk mund të mos përmbyllen me lirikën që Ungaretti, me dashuri e ndjenjë profetike, ka vendosur në fundin e librit Ndjenja e kohës: “Pemët e nata / Nuk lëvizin më / Veç çerdhesh” (Heshtja e yllëzuar). /Nga Xhahid BUSHATI, Shkodër, prill, 2019/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: GAZETAT/ Faqet e para të shtypit të përditshëm shqiptar, e diel 7 prill 2019…
Artikull pasardhës: SKEMAT E PËRDORURA/ Ja si u pastruan “paratë e pista” në Shqipëri gjatë vitit 2018…

TË FUNDIT

karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
tristan halilaj ina morinaj migjeni 2026

Teatri “Migjeni” me dy aktorë të rinj, trupës profesioniste i bashkohen Tristan Halilaj dhe Ina Morinaj…

ShkodraWeb 25 January, 2026 0
paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.