Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

Nga Veriu në Jug, vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, vetëm 4 prej tyre janë aktualisht aktive…

ShkodraWeb 4 July, 2025
fikje zjarri 2025

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri në territorin e vendit, ndërsa 4 prej tyre mbeten ende aktive. Ministria e Mbrojtjes thote se zjarret janë përhapur në disa bashki, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Vlorën, Finiqin, Tiranën, Kavajën, Lezhën, Kurbinin, Shkodrën, Vaut e Dejës, Malësinë e Madhe, Hasin, Devollin dhe Beratin.

Vatrat aktive aktualisht janë:

Elbasan – Në vendgrumbullimin e mbetjeve, ku vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Dje u punua me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Në terren ndodhet edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.

Finiq – Midis fshatrave Grazhdan (njësia Livadhja) dhe Malçan (njësia Dhivër). Situata është e qetë për momentin, por mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Tiranë – Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr. Zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre dhe ferra. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar për vënien nën kontroll të flakëve.

Has – Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj. Vatra ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i thyer dhe era po vështirësojnë ndërhyrjen, por forcat operacionale vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Deri tani janë djegur rreth 6 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:

36 automjete zjarrfikëse

232 forca operacionale

35 efektivë të Forcave të Armatosura, me 4 mjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor zinxhir, një grup ekspertësh për ndotjen e ajrit dhe një helikopter Cougar

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet niveli “I LARTË” i rrezikut për zjarre në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Qarqet Korçë dhe Vlorë parashikohen me rrezik “TË MODERUAR”, me zona të lokalizuara ku rreziku mbetet i lartë.

Thirrje për qytetarët:
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, të mos digjin mbeturina dhe të shmangin çdo veprim të rrezikshëm që mund të shkaktojë zjarr.

Në rast zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Vetëm përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët mund të parandalohet përhapja e flakëve dhe të mbrohen natyra, prona dhe jeta e njerëzve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Ekstradohet nga Franca ish- truproja e Saimir Tahirit, ishte në kërkim për dy vepra penale…
Artikull pas: VIDEO – Shkodra, Qytet Europian i Sportit, mikpret Kamponatin Europian të Basketbollit për 16- vjeçarët

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.