Gramozi komunist, Gramozi i punëve të brëndshme, Gramozi i vrasjeve në kufi te ‘90-s, Gramozi i qitjeve me snajper nga pikat kyçe të ‘91-t, Gramozi i bandave të armatosura te ‘97-s e mbylli me sukses karrierën, faqebardhë dhe i munguar.
U deshën 30 vite pas 20 të parave për të larguar një komunist. Hallall po ta largonin, por iku vetë, i tejngopur dhe fitimtar. Ky parazit, ndytësirë, produkt e një shoqërie të kalbur e pa ndjenja që nuk e lidh asgjë me shoqëritë demokratike.
E ngritën në piedestal kriminelin Gramoz, e bënë edhe Kryetar të Kuvendit Popullor se Parlament nuk ishte kurrë. Shkoi shoku Gramoz, i nderuar dhe i respektuar nga mbetjet e PPSH-së, PS, PD, LSI. Po të mos ishin të tilla, sot Gramozi do t’i gëzohej një Exiti tjeter, sot Gramozi duhej të dilte nga burgu.
50 vite karrierë, nga një diktaturë në një lloj batërdie tjetër, sot Gramozi shkon krenar, ballëlart dhe i lirë, pa asnjë “gjemb në këmbë”, ndërsa shoqëria shqiptare akoma përpëlitet me pranga në duar.
Edhe një përmendore Gramozit aman, që ta shikoni dhe të përkuleni çdo ditë para tij, që ta mbani gjallë kufomën politike, ndërsa eshtrat e kufomave të Gramozit, të heronjëve të demokracise të cilën nuk e panë kurrë as të gjallët, nuk gjejnë qetësi në arkat e drunjta të funddheut të varrezave apo në pyje nën gjethet e 30 vjeshtave, akoma te pagjetura.
Shko Gramoz, vafsh në djall! Më mirë vonë së kurrë! /Nga Valentin LUMAJ, publikuar në Facebook/