Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

NGA UARDA ALBUNESA – Femicidi nis me një goditje, mos e falni kurrë një burrë që ju godet- ai do ta përsërisë…!

ShkodraWeb 7 August, 2024
uarda albunesa gjekaj 2024

Ishin vitet 1999-2000. Ishte vapë si tani e unë kisha marrë pushimet verore në shkollë. Më kishte ftuar në shtepi një shoqja ime. Teksa po afrohej dreka, mamaja e shoqes time filloi të përgatiste drekën.

Ajo ishte një grua e bukur, me flokë të drejtë kaf në të verdhë, me një trup të hollë të gjatë. Atë dite mbante veshur një fund të gjatë dhe një bluzë pa mëngë.

Fliste pak por ëmbël. Kishte sy të zinj por njërin sy e kishte të nxirë keq dhe në krah kishte ca njolla ngjyrë blu. Me pat bërë çudi asokohe, unë isha veç 13 vjeç.

Kur dreka ishte gati, ajo na thirri po përsëri me zë të butë që të mblidheshim në tavolinë. Ne si dy 13 vjeçare, u ulëm duke qeshur dhe nuk pushonim së qeshuri. Në një moment mbaj mend një të gërsitur në tavolinë dhe u ngriva në vend!

U përpoqa të kuptoja çfarë ndodhi dhe shpejt kuptova që babai i shoqes kishte goditur me grusht tavolinën sepse ne po e bezdisnim. Shoqja ime kishte një shikim të frikësuar dhe u ngri në tavolinë. E ëma ndërhyri butë dhe i tha “burrit të shtëpisë”:-

– Lëri vajzat, janë të vogla, ato po kënaqen me njëra- tjetrën!

Ai i kapi dorën, ia shtrëngoi fort, derisa ajo në lot nxorri një zë plot dhimbje:

– Mos të lutem, më thyeve gishtin.

Në atë moment, mbaj mend që jam ngritur në kembë dhe i kam bërtitur atij burri katil:

– Lëshoje atë dhe mos guxo ta prekesh më me dorë!

Ai më pa i xhindosur dhe u çua dhe iku. Këmbët me janë dridhur për 1 orë rresht dhe kanë kaluar aq shume vite dhe unë se harroj atë moment. Shpejt kuptova që syrin zonjës ia kishte nxirë po ai dhe ajo ishte një viktimë që flinte në një shtrat me dhunuesin e saj!

Sa herë dëgjoj raste femicidi, kujtoj këtë ngjarje. Ka qenë ajo ditë që i kam bërë betim vetes se asnjë burrë në jetë s’ ka me guxu me më prekë me dorë mua apo ndonjë grua të familjes time. Betohem në Zot se nuk mbaj përgjegjësi në një rast të tillë!

Mos i prekni gratë, sepse vetëm një burrë i dobët, shumë i dobët godet një grua! Hapjani derën vajzave, ato janë bijat tuaja përpara se të jenë gratë e burrave.

Mësojini vajzave se janë të lira dhe se liria e jeta e tyre vlen më shumë se asgja! Dënojini me ftohtësi në gjykata konsumatorët e femicidit! Mos e falni kurrë një burrë që ju godet- ai do ta përsërisë sërish! /Nga Uarda ALBUNESA GJEKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: OPINION – Askush që jeton sot, nuk mund të gjykojë aktorin e papërsëritshëm, Artistin e Popullit Tano Banushi…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 8 gusht 2024…

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.