
Kolege dhe kolegë rektorë,
Të ftuar të tjerë,
– Rikthim pas 15 vitesh në këtë Konferencë e godinë – që në prill 2010 (falënderim i veçantë për Prof. Dr. Elez Osmanin);
– Shkenca, teknologjia dhe kërkimi shkencor tejkalojnë kujfijtë kombëtarë dhe janë preokupacione të përbashkëta të vendeve tona, të universiteteve tona;
– Një sfidë tjetër e kohës tonë mbetet gjetja e një ekuilbri midis zhvillimeve teknologjike e turizmtit dhe ruajtjes së mjedisit, por kjo, në nivel profesional dhe ekspertize duhet ta bëjnë universitetet;
Kjo konferencë zhvillohet në një kohë kur zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kanë përshpejtuar ritmet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, globalisht, si kurrë më parë, sa duket sikur po sfidojnë dhe vetë njeriun. Pikërisht konferenca të tilla shkencore synojnë ta lidhin misionin e universitetit me këto sfida të njeriut të sotëm.
Megjithatë, njeriu mbetet, siç shprehet nobelisti Giorgio Parisi, realiteti më kompleks e i pashkatërrueshëm i kësaj bote, sepse ai ka aftësi të lindur për të pasur ndërgjegjie, për të përfytyruar, për të ndjerë, pra, ai është i aftë të tejkalojë kufijtë e së mundshmes. Pavarësisht rolit të inteligjencës artificiale, njeriu, ne vetë pra, e kemi në dorë t’u besojmë aftësive tona krijuese, duke qenë të vetëdijshëm për realitetin kompleks të qenies tonë…
UNISHK, themeluar që prej vitit 1957, po bën përpjekje të përditëshme të rrit prestigjin e tij akademik e shkencor, në partneritet me universitete të ndryshme në rajon e më gjerë, nëpërmjet produktit shkencor të pedagogëve e kërkuesve tanë. Ne sapo kemi ngritur një Zyrë të Ekselencës, që është në shërbim të këtij qëllimi.
Megjithatë, universitetet tona, në Shqipëri e rajon, duhet të jenë promovues të fuqishëm të rrëzimit të barrierave burokratike mes nesh, me qëllim që të përjetojmë intensitet shkëmbimesh akademike, të mësimdhënësve, kërkuesve e studentëve, duke lehtësuar kështu bashkëpunimet dhe shkëmbimet akademike e shkencore, njohjen reciproke të diplomave, për të hapur rrugën për një treg të përbashkët edukimi midis Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë ne duhet të kalojmë në fazën e ndërkombëtarizimit, të studentit ndërkombëtar, që Shkodra dhe Podgorica, Tirana, Prishtina dhe Shkupi, Ulqini e Tuzi të mbushen dhe me studentë ndërkombëtarë, për t’u bërë kështu pjesë e industrisë globale të edukimit.
Faleminderit!
Prof. Dr. Tonin Gjuraj
Rektori UNISHK