Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA TONIN GJURAJ – Figura e Luigj Gurakuqit është ajo e një intelektuali poliedrik të impenjuar politikisht…

ShkodraWeb 5 March, 2025
IMG_2212

Trashëgimia e Gurakuqit në lëmin e kulturës ka të bëjë së pari me veprën e tij poetike dhe me përkthimet, por edhe me kontributin për “Vargnimin n’gjuhën shqype” (1906), pra me traktatin e parë të metrikës së poezisë shqipe. Nji vepër me baza teorike klasike që do të ndihmonte shumë në formimin e nje brezi të ri poetësh dhe dashamirësish të artit poetik. Mos të harrojmë që Gurakuqi ka qenë edhe drejtor i Normales së Elbasanit prej së cilës doli një aradhë të rinjsh patriotë e intelektualë që ngritën nga themelet atdheun tonë. Gjithashtu ai mori në dorë fatet e Komisisë Letrare, pikënisja e standardizimit të shqipes dhe e zhvillimit të arsimit kombetar.

Kontributi i tij për Rilindjen kombëtare ndërthuret me aktivitetin politik që nis me Memorandumin e Gërçës dhe kulmon me Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Gurakuqi është bir i Rilindjes, dishepulli i De Radës do të bëhet një “vigan liberator” siç e quan Noli. Ai është protagonist i partisë progresiste në vitet ’20 dhe merr pjesë në parlamentin shqiptar me fjalime të thekura ku del në pah dija dhe ndershmëria. Me Revolucionin e Qershorit Gurakuqi rreshtohet me pjesën e përparuar të kombit kundër mbeturinave feudale.

Mendoj se do të duhej të vendosej një dekoratë që Presidenti i Republikës të jepte me emrin e Gurakuqit e po ashtu edhe Universiteti i Shkodrës…

Figura e Gurakuqit është ajo e një intelektuali poliedrik të impenjuar politikisht. Së pari mendoj se Gurakuqi mund të shërbejë si kontrast por edhe si frymzim për intelektualët dhe politikanët e sotëm. Ai dha jetën për idealin në të cilin besonte. Mos të harrojmë se kur e vranë në xhepa iu gjetën vetëm pak lireta italiane, e pra kishte qenë ministër! Vepra e tij poetike ende sot lexohet me shumë endje, ndërsa aktiviteti politik është i shkëlqyeshëm dhe frymëzues.

Si episod interesant të jetës së tij mund të kujtoj këtu atë faktin që mbrëmjen e vrasjes së tij, me 2 mars 1925, Luigj Gurakuqi po darkonte në restorantin e “Hotel Cavour” në Bari me miqtë e tij Riza Dani e Dan Hasani dhe në një moment u kërkoi leje të ngrihej se i kishte premtuar një kukull vajzës pesëvjeçare të mikut të tij Sotir Gjika, Elenës, e cila do të kalonte gjithë jetën në internim në Myzeqe.

Si përfundim, kontributi i Gurakquit mund të përmblidhet në:

Si liberal demokrat, i cili bëri përjekje të akomodojë traditën kulturore shqiptare me modernitetin, për të themeluar një shtet modern dhe bashkëkohor, themelet e të cilit duhet të bazohen në statute, kode, rregulla dhe sundimin e ligjit.

Me fjalë të tjera, kontributi i tij politiko – juridik kontribuoi për një demokraci funksionale, liberale dhe parlamentare dhe inspirim për institucionet, shoqërinë, politikën dhe shtetin.

Ai bëri më të mirën për të përmirësuar marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë, si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e vendit, duke favorizuar kështu modelin perëndimor të progresit ekonomik, punësimit dhe edukimit, jo modelin “ala tyrka” , siç ai thoshte. /Nga Tonin GJURAJ, fjala e mbajtur në ceremoninë përkujtimore me rastin e 100- vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit në Bari të Italisë/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Arrestohet 33- vjeçari pasi tentoi të vjedhë banesën në Hajmel, 17- vjeçarja përplaset nga makina që largohet me shpejtësi…
Artikull pasardhës: VIDEO – Vllaznia “likujdon” Partizanin në “Loro Boriçi”, kuqeblutë rimarrin vendin e dytë në klasifikim…

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.