
A duhet një debat publik më i madh dhe sygjerim për vendimmarrje, sesa një debat në nivel vendor mes Bashkisë e Prefekturës apo prononcimit kuturu e pa informacion të një deputeteje të majte dhe vetëm një reagimi ndaj këtij prononcimi???
Ja pra, me kaq u mbyll një sitùatë shumë e vështirë zjarresh ndodhur në territorin e Bashkisë Shkodër.
Të nderuar perfaqësues të Shkodrës!
Nëse doni të ngriheni në lartësinë e përfaqësimit të interesave të qytetarëve tuaj, kërkojini Kryeministrit një strategji kombëtare për mbrotjen e pyjeve nga zjarri pasi po digjen vit pas viti mijëra hektarë pyje në të gjithë Shqipërinë dhe pa të pakten një piroman të dënuar dhe siç e patë nuk shpëtoi as territori i Bashkisë Shkodër.
Bëjini një propozim konkret, sygjeroni diçka, ose të paktën pëlqeni një variant dhe rrini të qetë sepse mësova që pyjet dhe pasuritë publike nuk ishin shpallur non- grata. Kështu ndoshta do të keni një mimikë pozitive edhe të Yuri Kim, se edhe ajo e di që pyjet tona janë të bukura e nuk meritojnë të digjen nga dora e njerëzve të papërgjegjshëm.
Si një njeri që e njeh, e kam ndjekur dhe kam kontribuar në këtë situatë, e them me kompetence që ndalja e fenomenit të zjarrvënies dhe djegjes së pyjeve është më shumë se angazhimi i burimeve njerëzore dhe logjistika e një bashkie, më shumë se autoriteti dhe koordinimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile në rang Prefekture, po të doni edhe më shumë se autoriteti dhe logjistika e Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).
Prandaj them që duhet strategji kombëtare për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurise publike. E nëse doni të bëni “politikë të madhe”, ky është rasti. Deputetëve të majtë i sygjeroj të bëjnë aq sa bën Erion Braçe të paktën, kurse këtyre të “opozites” nëse vazhdojnë me “Sindromin Basha” i bie që në kohë përmbytjesh të flasin për zjarret. /Nga Tonin DEDAJ, zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!