Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA TAULANT KOPLIKAJ – Arti konceptual dhe m*ti si gjenialitet, në vijim të një debati për çilsin e Shkodrës

ShkodraWeb 3 February, 2026
celesi kuti mt

Arti konceptual është ndoshta forma më e urryer e artit sot. Jo vetëm sepse është i pakuptueshëm, por sepse nuk i pëlqen thuajse asnjeriu, dhe thuajse të gjithë e shohin si të shëmtuar. Njerëzit në përgjithësi janë të prirur pas të bukurës, artit që njohin, që e shijojnë e që i emocionon. Dhe ky lloj arti “kontemporan”, me instalacione groteske, është për atë kategori të ngushtë që bejnë sikur kanë hyrë në trurin e “artistit”, por që realisht edhe ata një m*t kuptojnë.

– Ky nuk është art – thërrasim ne tokësorët e zakonshëm.
– Injoranta të pashkollë – thërrasin grushti i vogël i “kontemporanëve”.

Por mos të mërzitemi. Ky nuk është problem shqiptar. Ky është problem global. Catelan ngjiti bananen dhe e quajti art. Ai tipi tjetër ia hëngri live, dhe e quajti art. Art kontemporan.

Dhe kur ky lloj arti na hyn në “shtëpi” dhe na shkakton një debat mbarëshkodran, jemi në mes të një përplasjeje kulturore, në të cilën do të etiketohen si të pashkollë dhe të prapambetur të gjithë ata që do të kundërshtojnë “zhvillimin”.

Por ky nuk është fenomen i sotëm. Nuk është se me kohët moderne, po na “degjeneron” arti. Historia ka plot shembuj dhe unë sonte do ta ilustroj me një që spikat mbi të gjithë.

Në vitin 1961, Piero Manzoni, një artist i ri kontrovers italian, bleu 90 kuti boshe nga ato të konservave të mishit. I mbushi me jashtëqitjen e tij, i mbylli dhe i etiketoi një e nga një në katër gjuhë: italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Në të gjitha shkruhej: “M*t artisti”. Sipër, emri i Manzonit dhe numri rendor.

Sot këto kuti me m*tin e Manzonit janë ekspozuar në disa nga muzeumet më të famshme të artit, që nga Novecento di Milano, Tate Modern i Londrës, Centre Pompidou në Paris dhe MoMA në New York. Vlera mesatare e një kutie, që mban diçka më shumë se 30 gram m*t, është diku tek 70 mijë euro. Studiuesit e artit kontemporan, përveçse “shijojnë” gjenialitetin e veprës, ende i bëjnë pyetjen vetes: A është vërtetë m*ti i Manzonit në ato kuti?

Fati i madh i pjesës tjetër, asaj që u tall, është se duke mos e kuptuar, nuk e vlerësoi këtë vepër konceptuale në 90 kuti, ku dikush sheh art, e dikush tjetër sheh thjesht 30 gram m*t.

Por dikush quan fat të kundërtën e kësaj, sepse në vitin 2016, njëra nga 90 kutitë e m*tit të Manzonit, u shit një ankand për plot 275 000 euro. A mund të guxojmë më ta quajmë m*t atë thesar? /Nga Taulant KOPLIKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 3 shkurt 2026…
Artikull pasardhës: Kritikat e Ramës, reagon Shoqata e Gjyqtarëve për rrogat: Përbaltje kryeministrore për linçimin tonë…

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.