Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA STEFAN ÇAPALIKU: Hartim, tema: Gëzimi modh nëpër atdhe. Vallëzon Shqipëria turistike….

ShkodraWeb 21 August, 2023
stefan capaliku shkodra

Eshtë e dielë fundgushti. Eci udhëve të atdheut tim, të mbushura me vetura, nga më të shtrenjtat dhe luksozet. Gjallëri e madhe. Mes rrugëve dhe anash tyre, rrinë ata, të thjeshtit gjer në dhëmbje, policët tanë me pallaska ndër duar. Për shumë bashkatdhetarë sonte është një datë e rëndësishme. Martohen vetë, apo martojnë të dashurit e tyre. Karburantet tona kanë festë. Ato feksin nga llamburitjet e dritave, që nuk ndalen kurrë si më parë, si dhe nga lulet artificiale. Të rinjtë tanë organizojnë dasmat e veta nëpër karburantet tona, ku ndjehen më të sigurtë se kudo. Është stina e gëzimeve familjare. Ka edhe parking. Dëgjohen gërrneta që të shpojnë veshët e pashpuar. Përsëritet nga dy herë vargu: “cim cim ca, moj cim cim ca,/je e vogel per sevda”, po kështu edhe strofa e këngës tjetër “Laje laje moj kryt si rosa/o sa bukur kërcen goca” përsëritet dy herë. Me të dyja këto këngë të bukura puro shqiptare, kërcehet.

Gratë kanë veshur fustane poliesteri të ngushta dhe me xixa. Ato kujdesen herë mbas here që t’i ulin kindet e ngjeshura gjatë vallëzimit. Sytë e burrave trafikojnë ndjesi të çuditshme urie midis pjatave dhe shalëve të grave në vallëzim. Shikohet qartë se sa më i vjetër të jetë subjekti mashkullor aq më tepër është i fokusuar te pjatat. Jashtë bën vapë, por brenda është fresku modh.

Kamerierët sjellin mish. Mish pafund. Mish gjithfarësh edhe “Ivi” me shije frutash egzotike ose pjeshke. Kuzhinierët tanë tashmë dinë të gatuajnë si s’ka më mirë e si s’ka më bukur. Ato bëjnë edhe torta me pana dhe me shumë kate.

Në karburantin matanë kryqëzimit të tretë salla e vakive qe zbukuruar e gjitha me tone blu, kurse në karburantin në anën tjetër të rrugës arredimi qe bërë në rozë. Ishte një rozë mistike, me nuanca luftarake.

Dhëndrri i karburantit blu punon dhe jeton në Angli. Ai do e marrë nusen me vete menjëherë pa e lënë të bjerë entuziazmi i kësaj darke. Deri në ngushticën e La Manche do udhëtojnë me një Range Rover me timon djathtas. Mandej Zoti e bëftë mirë. Nusja hë për hë do punojë ndër “shtëpitë e barit” derisa të mbesë shtatzanë. Mandej pronari do i japë lejen e lindjes dhe në fund do lindë një djalë bukurosh, me emrin Kisli, që do ia ketë zili i gjithë Wellsi.

E dashura mësuese e letërsisë! Këtu më duhet ta mbyll hartimin se edhe unë dua të shkoj e të festoj me shokët…

Stefan Çapaliku
Klasa e katërt b. /Publikuar në Facebook nga Stefan ÇAPALIKU/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le”, humbi babain, Benet Beci: Na bëre krenarë…
Artikull pasardhës: Evakuuohet nga një diskotekë në Budva kryeministri malazez Dritan Abazoviç, u tentua të sulmohej…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.