NGA SHEMSI PRENÇI – Po tani që “blogeri”, pranoj se vepronte për sherbimet sekrete ruse….?!

Dje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, tek dolen para trupit gjykues për vlerësimin dhe caktimin e masë së sigurisë, njëri nga shtetasit rus të akuzuar për veprimtari kriminale në Shqipëri, pranoi se kishte marrë detyra nga sherbimet sekrete ruse, për të fotografuar dhe filmuar objekte dhe baza ushtarake….!

Prej ditësh, që nga momenti i ngjarjes opinioni publik shqiptar, ka dëgjuar prononcimet dhe justifikimet e ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes e përkatësisht Çuçit dhe Peleshit se: “kemi të bëjmë me një objekt ushtarak të deklasifikuar e që nuk ka rëndësi për sekretin shtetëror dhe nuk cënon sigurinë kombëtare”..!


Hipokrizi dhe mashtrim i drejtuesve të dikastereve të rëndësishme për sigurinë kombëtare..! Në fakt repartet dhe bazat ushtarake si dhe uzinat që kanë prodhuar armatim e municion në Shqipëri, nuk janë të deklasifikuara, por të “dekompozuara” nga korrupsioni dhe abuzimi qeveritar…! Nëse do ishin të deklasifikuara përse do rubeshin me ushtarë aktivë dhe me paratë e taksapaguesve shqiptar….?!

Por problemi nuk qendon këtu, sepse “blogerët” ditë më parë kishin fotografuar dhe filmuar deri në palcë edhe bazën e Flotes Detare të Pashalimanit, si të vetmen bazë të mbijetuar prej babëzisë së korrupsionit të qeverisë, sepse bazat detare dhe repartet ushtarake në bregdet i kanë kaluar në përdorim oligarkëve për turizëm VIP si investitor strategjik si në rastin e familjes së ministres Xhaçka…!

Sa të sinqertë janë qeveritarët kur dalin para opinionit publik dhe për të justifikuar degradimin e shtetit nën hyqmin dhe drejtimin e tyre, shpikin lloj- lloj justifikimesh duke paraqitur bazat ushtarake, repartet dhe uzinat e prodhimit të armëve të deklasifikuara nga fakti se nuk kanë mundur ti ruajnë e sigurojnë nga veprimtaritë e spiunazhit rus etj…!

Tashmë është mëse e qartë se me këta drejtues e ministra sherbimet ruse kanë çdo informacion mbi Shqipërinë, forcat ushtarake, repartet, bazat ajrore e detare, depot dhe armatimin që disponojmë…!

Rastet e Gramshit, Poliçanit dhe Pashalimanit tregojnë se sherbimet ruse kanë të inventarizuar çdo objekt ushtarak në Shqiperi, ndërsa qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes i ka të “deklasifikuara” nga amortizimi dhe dekompozimi dhe nuk i konsideron objekte të rëndësisë shtetërore…!

Kur sjellim ndërmend turravrapët e kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve për të shkuar në Ukrainë dhe për të bërë foto me presidentin Zelenski dhe kryebashkiakun Kliçko, kur shikojmë se ku është katandisur mbrojtja e Shqipërisë , vërtet të duket tallje me shqiptarët dhe hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare ..!

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura hesht dhe të gjithë heshtin para këtij diskretitimi botërisht të autoritetit të një shteti anëtar i NATO-s…! Deri kur, deri kur, deri kur, kjo papërgjegjshmëri, apo po i sherbehet tjetërkujt me këto veprime..?! /Nga Shemsi PRENÇI, publikuar në Facebook/