Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA SANDËR LLESHAJ – Plehu shqiptar po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror

ShkodraWeb 29 November, 2025
sandri plehrat dubrovnik 2025

Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e „mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.

Por ajo që këtu nuk shihet ka mbërritur tashmë deri në Dubrovnik! Mediat më të mëdha botërore kanë ngritur alarmin për plehun shqiptar që ndërkohë po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror.

Edhe pse kjo gjë është një turp i madh, kurrë nuk është as turp dhe as vonë për të pranuar se jemi në një gjendje katastrofike sa i përket mbrojtjes së mjedisit, që në thelb është mbrojtja e vërtetë e Shqipërisë, dhe se orientimi i përpjekjeve dhe i burimeve kombëtare duhet të zhvendoset nga iluzionet e një turizmi kozmetik të ngritur mbi ujëra të zeza dhe mbi pleh tek investimet themelore në menaxhimin e ujrave të zeza dhe të mbetjeve urbane.

Për sa kohë Tirana, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati e të gjithë qytetet e tjera të vendit do t’i derdhin në lumë ujrat e zeza, e zezë do të jetë edhe perspektiva e turizmit në Shqipëri. Por jo vetëm.

Për turizëm do të mund të flitet vetëm atëherë kur Drini, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Devolli, Osumi, Semani, Vjosa dhe gjithë lumenjtë e përrenjtë e tjerë të Shqipërisë, nga kanale ujërash të zeza, të rikthehen në lumenj të pastër e të kulluar, ashtu sikur Zoti na i ka falur.

Sirenat e alarmit që po gjëmojnë nga Dubrovniku, Nju Jorku, Uashingtoni apo Vjena duhet të dëgjohen me kujdes edhe këtu. Ata që nuk dëgjojnë apo shpërfillin sinjalet e alarmit, si rregull, përballen me pasojat e fatkeqësisë. /Nga Sandër LLESHAJ, ish- ministër i Brendshëm, ish- gjeneral/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E TRISHTË – Ndahet papritur nga jeta në moshën 52- vjeçare ipeshkvi i Dioqezës së Sapës imzot Simon Kulli
Artikull pasardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 30 nëntor 2025…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.