NGA SALI BERISHA – Një fjalë për marrëveshjen, larg së qeni reforma elektorale e plotë…!

Marreveshja e djeshme dhe zbatimi i saj, adreson njëren nga çeshtjet madhore, me të cilën u përballën dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës së hedhur në kuti. Dhe kjo shënon një arritje për tu përshendetur.

Në të vertetë, ajo është larg së qeni reforma elektorale e plotë por përsëri vlen të përshëndetet.


Kjo sepse me identifikimin biometrik, procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullësi të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi àbúziv i letërnjoftimeve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për t’ u përshendetur gjithashu se ajo bëri të dështojë një përpjekje e hapur për ti varur ujkut në qafe mëlçitë e qengjit, domethënë për ti besuar administratës militante socialiste të nárkòshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptar dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.

E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston.

Çdo njeri vërtetë do preferonte një trupë të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve por në Shqipëri, dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera, kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilet vetëm të tille nuk janë.

Theksoj dhe njëherë se, për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, administrimi është vetëm një shtyllë e tij apo vetëm një kapitull në kodin elektoral.

Kapitujt e tjerë të këtij kodi, shtylla të tjera të procesit elektoral siç janë ndërhyrja e shtetit që ishte masive në dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante të cituara në raportin e fundit të ODHIR, të konventave ndërkombëtare si Kartës së Kopenhagenit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut është e detyrueshme të adresohen.

Pikërisht për këto probleme madhore, ODHIR në dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet më të shumta dhe ato nuk janë prekur fare. Ndaj në ras tse flasim për një reforme elektorale, për një proces zgjedhor të drejte dhe të lirë apo brenda standarteve ndërkombëtare është e domosdoshme që të adresohen.

Përveç këtyre, në një problem apo kapitull tjetër madhor që nuk është trajtuar fare është çeshtja e listave të votuesve tmerrësisht të manipuluara katër vitet e fundit. Po ju rikujtoj këtu qindra e mijëra banorë të fshatrave të Tiranes që ishin rregjistruar si votues në Bashkinë e Durrësit etj., etj.

Unë jam në dijeni të manipulimeve antiligjore të procesit katër vitet e fundit me listat. Çeshtja e listave duhet të marrë zgjidhje të plotë dhe transparente në rast se duam një proces zgjedhor brenda standarteve ndërkombëtare.

Për të gjitha këto, mendoj se marrëveshja e djeshme shënon vetëm një etapë të reformës së plotë elektorale.

Së fundi, me duhet ti them Edvin Ramës, të cilit i ka kallur datën revolucioni se, që të shpëtosh prej tij ke vetëm një rrugë, prano:

1-Vetingun e politikanëve dhe qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë,

2-Testin e drògés

Në rast të kundërt úrrèjtjá e popullit jo në Surrel po në majën e Dajtit do të ngjitet! Populli do merret me ty! /Nga Sali BERISHA/

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media