NGA SALI BERISHA – Dritan Abazoviç bëri histori por i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka…

Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post.

Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb.


Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.

Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj.

Dritan Abazoviç është politika i ri dhe unë nuk e marr këtë si fundin e karrierës së tij, por uroj që të nxjerrë mësime dhe të kuptojë se nuk duhet të lejojë t’i peshojë bishti (viçi) më shumë se koka dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët sepse këtë të fundit dhe vetë serbët treguan mbrëmë me votën e tyre se nuk e pranojnë! /Nga Sali BERISHA, publikuar në Facebook/