Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA SAIT SAITI – Memorja prej larg dhe prej afër…

ShkodraWeb 5 September, 2022
sait saiti lek dukagjini

Tungjatjeta ShkodraWeb, lexova editorialin tand lidhun me mundësinë e një memoriali të Lekë Dukagjinit në Shkodër. Në titull dhe në artikull parashtrove kërkesën e meçme që me folë historianët, arsye për të cilën edhe i dhashë vëmendje e po t’i shkruej këto rreshta.

Memoriali asht një formë përkujtimore e një njeriu a ndodhie tek një komunitet. Si e tillë historia, që asht ma shumë mall librash dhe muhabet teknik, nuk mjafton, kështu që historishkruesit nuk e di se sa munden me kontribue për temën. Dhe meqë kishit shkrue për hierarkina, duhet kuptue që fusha ku ky propozim me ndikim në hapsinën publike futet, asht ajo e memories. Dhe meqë publikja mbetet tematikë delikate këto 30 vite tranzicion, lypet me e vu diskutimin në “kandar t’arsyes” siç thoshte frati prej Fishtës.

Në rasë se historia shkruhet dhe rishkruhet në varësi të dokumentacionit, interpretimeve që u bahet; memoria lidhet ma shumë me kujtesën e gjallë, personale, familjare, bashkësisë që na rrethon e kështu me radhë. Nuk dihet hala ndokush që ka memorie për gjana të para 600 vjetëve jo e jo, por as të para 100 vjetëve të të parëve tanë të cilëve mund t’ua dijmë edhe emnat. Ju vutë me të drejtë në dukje rastet shumë të diskutueshme për se si pushteti lokal ka mbarështue memorien e qytetit përmes mjeteve që ka. Disa emna rrugësh i kanë vu edhe pse ishin emra shokësh të kryetarëve të fillim ’90s, me sa asht përfolë. Falsifikimin e memories, edhe nëse shteti shqiptar mund ta ketë nisë ma herët, përgjatë regjimit komunist u çimentue si përvojë: në shembullin e heronjve të shpikun të mitologjisë komuniste (si Lej Feni në Kinë), shteti shqiptar përdorte emrat si të Shkurte Pal Vatës dhe i shpallte anëtarë partie mbas vdekjes! Por të rikthehena tek dëshira rreth memorialit pa e tjerrë gjatë.

Ç’e lidh historikisht Lekë Dukagjinin me Shkodrën? Leka as u lind, as dihet të kishte prona në Shkodër, dhe si shumë prijësa të kohës së vet, luftoi për kë t’i delte ma i mbari që me përmbushë interesat e veta të çastit, e as e qeverisi ndonjëherë. I shërbeu venedikasve, osmanëve, Skënderbeut (si rrjedhim, napolitanëve).

Po Shkodra e sotme ç’memorje ka për Lekë Dukagjinin? Praktikisht as edhe nji gja që i lidh banorët tradicionalë më te, por edhe po t’i hyjmë hollë as banorët që mund të jenë zhvendosë për një jetë ma të mirë, si zor të kenë memorie mbi te. Meqë ‘memorja’ si e tillë asht gja që kultivohet në rrethin e ngushtë njerëzor, familje, fis, bashkësi, asht ma shumë e lidhun me gojëdhanën, traditën komunitare, jo me historiografi studimore. Memories kur i hyn si pykë një element historicist, libresk, e “ndot” me kulturologji, e rishkruen dhe si rrjedhim e tjetërson memorien tradicionale. Dora-dorës memoria e “ndotun” bahet memorie imagjinare, me pretendimet me e rishkrue të kaluemen e vet me kriteret e reja të “zbulueme” pretendon se restauron ndonjëgja. Kur pretendime të këtij llojit artikulohen dhe shprehen me dëshirën me dhanë propozime mbi publiken, pyetja që më vjen asht: a mjafton dëshira?

A mjafton realisht dëshira e katër-pesë a ma shumë vetëve? A asht memoria e qytetit një fletore keqeshkronje ku artikulimi i dëshirës të çdo grupi interesi u dashka me u realizue? Sidomos kur personazhi historik në fjalë nuk lidhet në ndonjë mënyrë as me qytetin, as me zadhanësit e vetëshpallun të komunitetit që po e projektojnë si hero imagjinar. E pamë me regjimin që memoria imagjinare stonoi, dhe ashtu si u vendos, ashtu edhe u harrue – siç edhe pati përjashtime si me bustin e 5 heronjve të Vigut që u zëvendësue me tuba, por që vazhdohet me u quejtë vendi tek 5 heronjtë; vetëm mediat lokale nëpër kronika vazhdojnë dhe i artikulojnë me besnikëri emrat e rrugëve dhe lagjet siç i emërtoi koha e regjimit.

Ama ka diçka që ushqen shpresë nga ky propozim, për të cilin mendoj se ma shumë se për memorien të thatë, sade, ka nevojë për njerëzillek. Nismëtarët e dijnë vetë se çka me ba me lekët e veta, por shumë ma e dobishme për këtë qytet (dhe komb) në ikje do të ishte ngritja e një fondi për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e të moshuemve që nuk kanë kend me iu ba shërbim. Nuk njoh ndonjë emër bamirësish nga Dukagjini, por mund të ishte një fillim i mirë si traditë. /Nga Sait SAITI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Ish-shokët që i pasuroi dhe oligarkët që po ndërtojnë në Dhërmi”, babai i Vis Martinajt tregon kush e do të vdekur djalin e tij…
Artikull pas: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 shtator 2022…

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
kuvendi kosoves 2025
  • Anëmbanë

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.