Ka një koncept idiot, të cilit po i nënshtrohen të gjithë sa i përket protestave. Dy protestat e fundit kanë treguar qartë se opozita, në mos ajo vetë si individë, pretendimet e saj kanë mbështetje të gjërë në këtë pak popull që ka mbetur këtu. Rrëzimi i një qeverie me dhunë nuk është asgjë, nuk është as krim dhe nuk ka asnjë formë dënimi.
Nëse një qeveri nuk përmbush detyrimet e saj ndaj qytetarëve dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, madje shkon deri në piken sa vetë kreu i saj u thotë atyre pak të rinjve që kanë mbetur: Jeni të lirë të shkoni ku të doni…. Pastaj ndryshon mendje dhe u thotë: Nuk ju japim diplomat…. E të tjera marrëzira si këto, që asnjë vend i botës perëndimore nuk i koncepton, nuk mund të pritet të bëjë katër vitet e saj sa t’ ia q… nanën tamam popullit, për ta ndëshkuar me votë.
Jo përkundrazi, qeveri apo sisteme të tilla duhen rrëzuar dhunshëm dhe jo vetëm kaq, po duhen vënë para drejtësisë dhe zemërimi popullor duhet të vërë në presion të drejtpërdrejtë dhe qartë sistemin e drejtësisë që të marrë vendime maksimale.
Marrja e pushtetit ka vetëm një rrugë, ajo me votë të lirë dhe drejtpërdrejtë, lënia e pushtetit ka disa rrugë e këtu nuk përjashtohet as dhuna e as pushtimi i institucioneve nëse pushteti nuk merr vesh me lule…
Unë mendoj se nuk është më e nevojshme një protestë si ajo e mbrëmshmja. Opozita tani duhet të dalë për pak ditë me një platforme antikrizë, të kërkojë tryezë të drejtpërdrejtë me kreun e qeverisë për zgjidhjen e krizës, nëse zgjidhja e krizës është synimi, e nëse kreu i qeverisë e refuzon zgjidhjen e ofruar, atëherë opozita duhet të njohë sovranin për çka u bë, ti ofrojë atij idenë e saj dhe nëse kjo ide gjen mbështetje, të kërkojë mbështetjen e tij për rrëzimin e menjëhershëm të qeverisë.
T’u kërkojë drejtpërdrejtë uniformave blu dezertim dhe nëse nuk e bëjnë t’ ua bëjë të ditur se çdo veprim i tyre do të cilësohet personal dhe do të jetë pjesë e një gjykimi. Kjo duhet të ndodhë, sipas mendimit tim. Ne sot nuk kemi probleme ekonomike, por problemi ynë është shpopullimi, para kësaj nuk vlen asgjë tjetër. Kjo kërkon ndërhyrje të menjëhershme. /Nga Saimir KOLA, publikuar në Facebook/