Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

NGA RUDOLF MARKU – Si e njoha Nard Bushatin, takimi i parë në vitin 1990 për 50- vjetorin e Gjergj Fishtës

ShkodraWeb 2 September, 2024
nard bushati rudolf marku 2024

Mora vesh, nga një telefonatë e mikut tim poet, Aleksander Shallvarit, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali, ikjen nga kjo botë të Nard Bushatit. Aleksandri fliste nga Italia. Më tha, me zë dridhës, se është shuar Nard Bushati. Në fillim ky emër nuk po më kujtonte asgjë… Sikur ta ndjente harresën time, Aleksandri më thotë se ka qënë drejtor i Klubit të Rinisë e të Kulturës në Gjuhadol, Shkodër…

Atëherë flashback-et e kujtesës më çuan përnjëherë në vitin 1990, në qytetin e Shkodrës…

…Së bashku me padër Zef Pllumin dhe Aurel Plasarin (padër Zefi ishte veshur me rroba të zakonshme civile, sepse nuk i lejohej të vishte as veladon e as të quhej Françeskan), u takuam në Lidhjen e Shkrimtarëve, lart në Terracë. Ishte fund Dhjetori. – A e dini se me 30 Dhjetor asht 50 vjetori i vdekjes së At Gjergj Fishtës ? I thamë se e dinim.

– Atëherë duhet ba diçka me e kujtue këtë përvjetor – tha padër Zefi, me sytë që i shkëlyen dhe më fort se zakonisht!

… Kështu ndodhi që u nisëm për Shkodër, me një makinë shkatarraqe, shoferi i së cilës u ofrua të na ndihmonte, Padër Zef Pllumi, Aurel Plasari, unë dhe dy të tjerë që menjëherë shprehen dëshirën të vinin dhe ata me ne – aktori i mirënjohur Ndrek Luca dhe përkthyesi Jorgo Bllaci. – U bëmë pesë, sa heronjt e Vigut – e ngacmoi padër Zefin Aureli… Por veç mos patshim fatin e tyne – ia kthej, i gatshëm, padër Zefi.

… Më të mbërritë në Shkodër, dolëm në rrugë për të zgjidhur një vështirësi të cilën nuk e kishim menduar që më parë, të gjenim një sallë a një vend të përshtatshëm ku të flisnim. U kujtova se drejtor i Pallatit të Kulturës ishte një këngëtar i njohur, B.A me të cilin kisha të njohur shoqërore, ngase ai kishte kënduar një këngë me tekstin tim (‘Portreti’- kompozimi i Aleksandër Lalës, pasi këngëtari i parë i saj, Sherif Merdani, qe futur në burg). U takuam me A.B të cilit i thashë të na ndihmonte me sallën e Pallatit të Kulturës. I thashë se do të përkujtojmë 50 vjetorin e At Gjergj Fishtës.

Bashkëbiseduesi im u skandalizu. – Shiko- më thotë- Ke luajtur menç? Të kujtosh një reaksionar si Fishta, dhe ku, në Pallatin e Puntorëve? -Jo në Pallatin e Puntorëve, por në Kishën e Françeskanve – ia ktheva. U skandalizua dhe më tepër dhe u largua pa më përshendetur.

U kujtova se ish- profesori im i Historisë në gjimnaz, I.B. ishte zgjedhur kryetar i Bashkimeve Profesionale për Shkodrën. E kujtoja si një njëri të ditur dhe mendjehapur. Shkova në zyrën e tij. Më priti miqësisht, derisa i thashë dhe atij se kërkonim një sallë për përkujtimin e at Gjergj Fishtës. Përnjëherë u ngrit në këmbë, u zbeh në fytyrë, dhe më thotë,

– Nuk e kuptoj guximin tënd që të më bësh një kerkesë të tillë në zyrën time! Nuk paske ndryshuar hiç!

Puna e sallës po bëhej gati e pazgjidhshme, kur befas një miku im më thotë,

– Le t’i themi Nard Bushatit. Është Kryetar i Klubit të Rinisë, këtu në Gjuhadol. Është një sallë e mrekullueshme që mund të zërë mbi 400 vetë. Ish Kuvendi i Motrave Stigmatine.

Isha i bindur që dhe Nard Bushati do të refuzonte. Njerëzit ishin ende të trembur, dhe nuk iu vija faj që ishin të tillë. Sidoqoftë, le ta provojmë.
Dikush hyri në ndertesen e bukur dykatëshë për ta thirrur Nard Bushatin se e kërkojnë jashtë. Dhe pas dy minutash pashë një burrë shtalartë, me një fytyrë jashtëzakonisht miqësore dhe të mirë, që buzëqeshte. Ah, thash me vete, më së fundi.

Erdhi dhe më toku duart duke i shtërnguar fort. Ia thashë arsyen përse kisha kërkuar ta takoja. Dhe ai përnjëherë, krejt ndryshe nga Këngëtari Njohur dhe nga Profesori i Ditur, ai të cilin e takoja për herë të parë në jeten time, më tha- Gjëja më e lehtë në botë. Veç nuk e di a ka me të pëlqy salla!…

Ky ishte takimi im me Nard Bushatin. Hymë brënda dhe pashë sallën e madhe, me llozha anësore si një teater Vjenez! Nuk mund të përftyroje ambient më të përshtatshëm për të kremtuar 50 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës, për herë të parë që nga viti 1944.

Dhe kurrë nuk mund ta harrojë mirësinë e pabujshme, fisinikërinë e pa-artikuluar të atij njeriu që e takoja për herë të parë. Salla, vendet e uljes, vendi nga ku do flisnim, fonija, ndriqimi- gjithçka u përgadit nga ai. Gjë që e morëm vesh më vonë, sepse ai nuk na tha asgjë.

Ai takim u bë i mundur nga Nard Bushati – nga ky njeri që asnjëherë nuk e përmendi këtë fakt. Asnjëherë të vetme. Aq sa jam i bindur se dhe njerëzit që do shkruajnë sot për të, këtë gjest fisnik, kurajoz, antikonformist, nuk do ia përmend askush… Dhe është një ngjarje që do mbahet mënd në Shkodër për një kohë të gjatë. Asnjë nga aktorët e mëvonshëm të politikes nuk kishte guxuar të vinte si spectator. Në rrjeshtin e parë mbaj mënd përkthyesin e madh, Gjon Shllakun. me zonjën e tij, Netën. Asnjë nga profesorët zyrtarë, asnjë krijues Shkodran. Në të kundërt, ca njerëz me integritet burrëor, Ded Kasneci, Zef Gjoni, Viktor Martini, Rrok Bardeli ishin mbledhur vetvetiu, pa u thënë kush, që të na mbronin nga ndonjë provokim i mundshëm. Dhe salla e mbushur përplot, dhe të paktën dhe 500 njerëz të tjerë që mbushnin oborrin e jashtëm dhe dëgjonin nga një altoparlant të montuar sipër një peme, , dhe që duartroksinin ngase për herë të parë, që prej vitit 1944, dëgjonin emrin e at Fishtes të përmendej si Poeti Kombëtar i tyre. Dhe jehona e këtij takimi ka vazhduar më vonë, që nga një shkrim sharës botuar në Zërin e Popullit ( gjë që na bënte aq shumë nder!), së bashku me një video të këtij aktiviteti, i cili ka qarkulluar vite më rradhë sidomos në ambientet e shqiptarëve të Amerikës.

Dhe Nard Bushati, ikja e të cilit nga kjo botë u bë shkak për këtë shkrim, nuk erdh as pas mbarimit të përkujtimit.Dhe as në ditët e vitet e mëvonshme. Nuk donte të merrte falenderimet tona. Ishte aq i mirë dhe aq modest, sa preferoi të fshihej në një anonimat që e lartëson sot e kësaj dite figuren e tij prej njeriu të mrekullueshëm! /Nga Rudolf MARKU, shkrimtar/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kategoritë që përfitojnë, aplikimi dhe dokumentet që nevojiten, mbi 12 mijë familje kompensohen për faturën e ujit
Artikull pas: VENDIMI – Elseid Hysaj nuk federohet nga Lazio për Seria A, është në Kombëtare por si “i papunë”…

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.