Skip to content
9 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

NGA RUDINA HAJDARI – Si më shpallën armike kur ua thashë në sy se PD nuk fiton dot me Berishën…

ShkodraWeb 13 May, 2025
rudina hajdari sali berisha

Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si edhe ato të mëparshmet, e gjejnë qytetarin shqiptar të zhgënjyer dhe të lodhur. Megjithatë, vota mbetet mënyra më e mirë për të shprehur revoltën edhe përballë një sistemi elektoral që punon kundër çdo shprese, sado të vogël. Problemi i parë i këtij rezultati zhgënjyes që pritet është mbi të gjitha sistemi elektoral.

Për sa kohë ai mbetet proporcional me lista të mbyllura në një të tretën e tij, ky sistem vijon të riciklojë një model të kalbur pushteti, që nxit servilizmin dhe mbyt konkurrencën e vërtetë brenda partive. Pakti i 2008-ës, Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor nuk ishte kompromis për stabilitetin, por një marrëveshje për ruajtjen e status quo-së.

Ai u projektua për të mbyllur çdo hapësirë për forcat e reja. Ishte një aleancë mes së shkuarës dhe së tashmes, ku humbësit e vërtetë janë qytetarët dhe vetë demokracia. Përmes listave të mbyllura, shumica e votave preferenciale rezultojnë të pavlefshme për kandidatët që mbështeten realisht nga qytetarët. Listat “e hapura” janë vetëm në letër, ato shërbejnë më shumë për të nxitur konflikte të brendshme, pasi kandidatët nuk garojnë në kushte të barabarta.

Sistemi aktual, që promovon bindjen dhe nënshtrimin ndaj kryetarit të partisë, i shërben vetëm atyre që e mbajnë peng opozitën dhe pushtetin, mbi të gjitha Edi Ramës, gjë që na çon te problemi i dytë. Problemi i dytë është krimi i organizuar. Bandat nuk aktivizohen vetëm gjatë zgjedhjeve, por punojnë për pushtetin gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, duke përgatitur terrenin që Rama ta ketë sa më të lehtë ruajtjen e pushtetit. Vota tjetërsohet jo gjatë numërimit, por shumë më herët, në terren.

Trafiku i drogës, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kthyer në një sistem paralel me lidhje të drejtpërdrejta me politikën. Shteti, në vend që të jetë garant i interesit publik, është kthyer në mburojë për mbijetesën e këtij sistemi kriminal. Problemi i tretë është korrupsioni i përhapur në çdo nivel të administratës. Në këto zgjedhje ai u shfaq hapur, përmes shkeljes së ligjit zgjedhor dhe përdorimit të pushtetit për të bërë premtime që lidhen drejtpërdrejt me xhepin e qytetarit. Legalizime, rritje pagash, leje ndërtimi apo vende pune u përdorën si mjete për të ndikuar votën, duke e kthyer shtetin në një instrument elektoral. Kjo nuk është më fushatë, por manipulim institucional.

Në këtë realitet, krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk janë fenomene të ndara, janë pjesë e të njëjtit sistem, që siguron vazhdimësinë e pushtetit. Shteti nuk është më një garant i interesit të përgjithshëm, por një mjet për një elitë që mban pushtetin përmes patronazhit, propagandës dhe kapjes së institucioneve që duhet të garantonin zgjedhje të lira. Nga ana tjetër, opozita nuk ofroi zgjidhje.

Nuk kishte asnjë plan të qartë për të luftuar krimin e organizuar apo korrupsionin, e as për të ndërtuar një Shqipëri ku standardet europiane të jenë realitet. Në mungesë të një vizioni të besueshëm, opozita nuk arriti të ngjallte frymëzim. Me Sali Berishën në krye, ajo nuk u perceptua si alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.

Kam qenë ndër të vetmet që në Këshillin Kombëtar të PD-së i kërkova Sali Berishës të bënte një hap pas, për t’i hapur rrugë një kandidati tjetër për kryeministër, bashkë me disa rekomandime të tjera. Jo vetëm që nuk u morën parasysh, por menjëherë u shpalla “armike”.

Prandaj, sot është e qartë: Partia Demokratike nuk është më në një betejë për pushtet, por për mbijetesën e saj si monopol opozitar dhe për shpëtimin personal të Sali Berishës nga statusi “non grata”. Partitë e reja janë viktimat më të mëdha të këtij sistemi. Ato nuk kanë burime të barabarta, nuk kanë klientelën e pushtetit dhe nuk kanë akses në makinerinë e vjetër elektorale.

E vetmja hapësirë e lirë për ide të reja dhe votë të ndërgjegjshme mbetet Tirana, ndoshta edhe Durrësi, qarqe ku votuesit janë më të pavarur ekonomikisht dhe më të informuar. Por edhe shumë prej partive të reja po përsërisin të njëjtat modele të vjetra: drejtim autoritar, mungesë transparence dhe strukturë “one man show”. Nëse një parti nis si kopje e kundërshtarit, me shumë gjasa do përfundojë si ai, ose më keq. Kur nuk ke pushtet, para apo patronazh, e vetmja armë e vërtetë është morali: sinqeriteti, demokracia e brendshme dhe argumenti.

Aty duhet të fillojë ndryshimi. Partitë e reja nuk duhet të premtojnë fitoren e shpejtë, por të ndërtojnë një model të ri me durim: me vlera, ide dhe pjesëmarrje të vërtetë. Vetëm kështu ndërtohet besimi. Koha e kompromisit me të keqen duhet të marrë fund. Dhe kjo nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse Shqipëria do të kishte një sistem me lista të hapura në nivel kombëtar si në Kosovë, Rama nuk do të guxonte të deklaronte “Iki kur të dua”. Edi Rama është në prag të mandatit të katërt si kryeministër.

Partia Socialiste mund të sigurojë shumicën e cilësuar me 84 nga 140 vende në Kuvend, mjaftueshëm për të zhbërë çdo reformë, përfshirë edhe atë në drejtësi. Si ka mundësi që qeveria e tij fiton terren edhe pse bashkëpunëtorët më të ngushtë janë sot në burg apo në arrati?! Edhe përballë këtij realiteti, Rama u thotë shqiptarëve përralla me mbret se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. E vërteta është se ne duhet të ndërtojmë një shtet vërtet europian në Shqipëri, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie. Lajmi i mirë i këtyre zgjedhjeve ishte se, për herë të parë, u lejua vota e diasporës. Një arritje simbolike, por aq peshë sa ka.

Me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, realiteti bëhet edhe më i zymtë: opozita humbet çdo rol kontrollues në parlament dhe nuk do të ketë më forcën për të imponuar as ndryshimin e sistemit zgjedhor, as për të ndalur zhbërjen e reformës në drejtësi. Në këtë situatë, krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të lulëzojnë. Opozitës i mbetet vetëm një mundësi reale, një bashkim forcash me individë të rinj, që kanë spikatur në këto zgjedhje duke e ndarë qartësisht nga e kaluara dhe nga figurat e përfolura për korrupsion. Shpresa e vetme është që vendi të përballet me zgjedhje të parakohshme, me protesta masive të rinjve dhe opozita duhet të jetë gati pa Sali Berishën. /Nga Rudina HAJDARI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – Humbja e titullit me Egnatian, bie “koka” e parë drejtuese tek KF Vllaznia…
Artikull pas: NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë

TË FUNDIT

etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025

TË FUNDIT

  • Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional 9 July, 2025
  • VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë… 9 July, 2025
  • E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë… 9 July, 2025
  • VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa 9 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike, banorët e Thethit përplasen me policinë, pezullohen shembjet… 9 July, 2025
  • VIDEO – “Vllaznia e kalon turin”, ndeshja për Conference League, trajneri Edi Martini del para gazetarëve 9 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…! 9 July, 2025
  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit 9 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • VIDEO – Braktisi Vllazninë për Egnatian, Ildi Gruda i jep fitoren në Champions League rrogozhinasve… 9 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
arrest babe e bir drisht 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa

ShkodraWeb 9 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.