Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste

ShkodraWeb 9 May, 2026
pushkatim komunizem

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve përgjegjëse prova për 6 vendvarrime të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke kërkuar vijimin e procedurave ligjore për gërmime dhe identifikim të mbetjeve mortore.

Sipas Autoritetit, pas një hetimi disa-vjeçar, mbledhjes së dëshmive dhe verifikimeve arkivore, si edhe ekspertizave me radarë dhe metoda antropologjike, janë evidentuar të dhëna me probabilitet të lartë për praninë e eshtrave në disa zona të vendit.

Mes vendvarrimeve të referuara janë Varrezat e Rrmajit në Shkodër, zona pranë ish-Burgut të Spaçit, Shpali, Mallkeqi, Shënvasili dhe Sheleguri në malin e Gramozit. Në këto zona dyshohet se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar ose të zhdukur gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Autoriteti i Dosjeve kërkon koordinim ndërinstitucional për realizimin e gërmimeve të kontrolluara, identifikimin me ADN dhe kthimin e eshtrave pranë familjeve. Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet një detyrim human, ligjor dhe moral për shoqërinë shqiptare, thekson Autoriteti i Dosjeve.

Vendvarrimet e referuara përfshijnë:

-Varrezat e Rrmajit në Shkodër, ku dyshohet se ndodhen eshtrat e Jup Kazazi, Sait Kazazi, Gjon Shllaku, Dom Luigj Zojzi dhe personave të tjerë të ekzekutuar gjatë viteve 1948–1953;
-Zonën pranë ish-Burgut të Spaçit në Mirditë;
-Zonën e Shpal pranë kishës, ku dyshohet se ndodhen organizatorët e Revoltës së Spaçit të vitit 1973: Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko;
-Vendvarrimin e dyshuar në Mallkeq;
-Vendvarrimin e dyshuar në Shënvasil, ku dyshohet për Hasan Hamza, Fiqiri Marika dhe Zyhdi Çitaku;
-Vendvarrimin e dyshuar në Shelegur, në malin e Gramozit, ku është lokalizuar vendi ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të Dhimitër Kono.

Post navigation

Previous: OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës…
Next: VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.