Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ROMEO GURAKUQI – Nga Rrjolli në Zvernec: Mjaft ma me grabitjen e Shqipnisë…

ShkodraWeb 2 June, 2026
romeo gurakuqi zvernec 2026

Shqipnia asht e të gjithë shqiptarëve, jo e patronazhistëve, as e oligarkëve dhe klientelave të tyne politike, e aq më pak e nji pakice të privilegjueme, që prej dekadash përfiton nga afërsia me pushtetet kinse demokratike, me administratën dhe me qendrat e vendimmarrjes.

Mjaft ma me sjelljet diskriminuese.
Mjaft me cënimin e të drejtës së pronës.
Mjaft me falsifikimin, tjetërsimin dhe grabitjen e pronave të qytetarëve. Kushtetuta e kerkon që SPAKU-t t’i hapet rruga për hetimin, jo vetëm të rasteve të masipërme, por çdo kapërthimi pronësie që ka ndodhun në këto kohë të tallavasë 35 vjeçare.
Mjaft me ndërhymjet arbitrare në trevat e lira malësore dhe në zonat me pronësi tradicionale e historike në bregdet, nga Rrjolli në Zvernec, nga Himara në Sarandë.
Mjaft me financimin e fshehtë të grupeve të interesit dhe rrjeteve klienteliste përmes fondeve publike.
Stop përfshimjes së të fortëve të Politikës dhe Rrugës ne komandimin e jetës ekonomike, shoqnore dhe akademike të vendit.
Mjaft me kapjen e universiteteve, institucioneve shkencore dhe strukturave shtetërore nga pleqësia servitore, grupet që riprodhojnë privilegje, nepotizëm dhe kultura politike të papajtueshme me standardet e nji jete intelektuale moderne evropiane.
Respektoni fjalën e lirë, te drejtat dhe dinjitetin e profesoratit shqiptar.
Stop krijimit te strukturave shtypese dhe nenshtruese në boten akademike dhe universitare.

Shqipnia ka nevojë për:

Shtyp të lirë, liri akademike të garantueme dhe të respektueme rigorozisht;
drejtësi të pavarun dhe të barabartë për të gjithë;
meritokraci në administratë, arsim dhe shkencë;
barazi para ligjit;
konkurrencë të ndershme ekonomike;
institucione të lira dhe funksionale;
respektim të plotë të së drejtës së pronës;
respektim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Të gjitha këto ndodhen me krye teposhte, falë papergjeshmerisë, mosdegjesës, arrogancës dhe shkeljes me kambë të dinjitetit njerëzor, qytetar dhe intelektual.

Shqipnia mbi të gjitha ka nevojë për kthimin e bijve të saj te shperndame anëkand globit, prej mungesës së paqes sociale dhe diskriminimit të hapun dhe të kamufluem, të vendosun në zbatim nga udhëheqësit e nji zone të mësueme me sundue, me dhunue, me urrejte dhe shkatërrue atdheun tonë të bukur dhe njerëzit e tij të mirë.

Respektoni dinjitetin e qytetarëve.
Qeveria asht institucion i të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipnisë dhe jo i nji partie politike, i një klientele apo i nji sistemi patronazhimi.

Ndaj asht koha:

shpërndani strukturën ilegale që pikas dhe përvetëson pronat publike dhe private, të pazotnueme ligjërisht, për shkak të mosveprimit të shtetit;
të anulloni praktikën e caktimit të ministrave si drejtues politikë;
të ndalohen praktikat e patronazhimit politik që deformojnë konkurrencën demokratike dhe kanë mbytur lirinë zgjedhore në Shqipni dhe në Diasporë përmes shtërngimit të familjarëve në vendlindje;
të forcohet neutraliteti politik i administratës publike;
të rishikohen me transparencë dhe sipas interesit publik procedurat e statusit të “investitorit strategjik”; si mundet nje funksionar i naltë i shtetit me e pasë djalin investitor strategjik, nderkohë qe bijte e shqiptarëve të zakonshëm detyrohen te largohen nga vendi prej urisë dhe pasigurisë?!
të përshpejtohet njohja dhe regjistrimi i pronave historike e tradicionale të qytetarëve, kudo, ndër qytete, bregdet dhe malësina.
të garantohet që çdo zhvillim ekonomik dhe territorial të respektojë të drejtat e pronësisë dhe interesin publik;
të forcohet shteti ligjor dhe kontrolli demokratik mbi çdo strukturë që ushtron pushtet publik.
Shqipnia u përket qytetarëve të vet. Ajo nuk asht a nji partie të vetme, aq më pak e gallofëve trushplarë të nji kohe të përendueme.
Shteti duhet të jetë në shërbim të kombit dhe të ligjit, jo të privilegjeve, klientelave dhe interesave të ngushta.
Qeveria e Shqipnisë, konstitucionalisht asht Qeveri Nacionale dhe nuk mund te jetë ne asnji rast qeveri njikrahinore, ne shperndamjen e pasunisë publike, drejtimit të shërbimit civil, dhe udhëheqjes e përfaqësisë së balancuem të vendit.

Fillojeni reflektimin me nji kërkesë faljeje pronarëve të kullave të shkatërrueme të Thethit, duke demshpërblye me VKM të posaçme për damet e shkaktueme verën e kalueme nga hordhitë që paraprinë Paketën e Mallkueme të Zaptimeve. Shfuqizoni dy ligjet permes të cilave po kamuflohet veprimtaria e ardhshme e Struktures Ilegale të Pikasjes dhe Grabitjes së Pronave; Anulloni Lejet e dhanuna në Rrjoll dhe reflektoni krejtësisht ndryshe mbi proceset zhvillimore, duke vendosun në plan të parë njohjen e pronarit të vitit 1945.

Të gjitha këto i kam shkrue e thanë disa herë, në media, në Parlament para jush, por më kot. Doja t’jua thoja këto ditë edhe përballë, por tek Zeusi nuk asht e lehtë të mbërrihet. /Nga Romeo GURAKUQI, ish- deputet i Shkodrës/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 2 qershor 2026…
Next: Grabitet në mes të ditës filiali i një banke të nivelit të dytë, një person i maskuar merr një shumë parash

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.