Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ROMEO GURAKUQI – Bregdeti shqiptar përgjithësisht pronë e fiseve të malësorëve të Malësisë së Madhe

ShkodraWeb 19 February, 2026
romeo gurakuqi bregdeti 2026

Bregdeti shqiptar, nga rrjedha e djathtë e lumit Buna në Malin e Zi të sotëm deri në Bregmatë, ka qenë përgjithësisht pronë e fiseve të malësorëve të Malësisë së Madhe. Ka shërbyer si vendbanim dhe strehim dimëror në shtegtimin shekullor, çdo vit, sipas stinës, nga vendbanimet e origjinës të fiseve që ruajtën shqiptarinë e pastër dhe të paprekur.

Në qoftë se në dokumentacionin që ofrohet sot ka prova të përkundërta me këtë rregull, kjo vjen ngaqë në kohë të ndryshme Porta e Lartë ka caktuar personazhe të kohëve të kaluara, me shërbimin e zhbimjes të këtyre njerëzve nga këto hapësira si mjet presioni ekonomik për rezultate politike nënshtrimi, që në fakt nuk u arrit kurrë. Lexoni botimet dokumentare të Injac Zamputit dhe Peter Bartl-it dhe së fundmi botimeve dokumentare te Arkivave te Vatikanit ne gjuhen shqipe nga Mark Palnikajt, për të kuptuar sa më sipër.

Ndërkohë, në kohërat e shtetit tonë të pastabilizuar, ose të sunduar nga satrapë dhe korrupsionistë, të fortë dhe skutha të tranzicionit, në letrat shtetërore të ruajtura prej batakçinjve, në shumë raste janë futur zero në fund të fondeve të dokumentacionit, ose dysha para numrave ekzistues, ose janë dhënë letra provizore, që në kadastra dhe hipoteka janë kthyer në të përhershme duke u mbivendosur. Numrat janë të tillë që kanë krijuar kaos logjik dhe matematik, pasi ka mungesë korrespondence me realitetin e gjithë fondit të tokës.

Sot, afera e re është edhe më e komplikuar me ndërhyrjen brutale të oligarkëve të sajuar rishtazi nga hiçi qe marrin persiper te grumbullojne parate e te padukshmëve komandues, e të fortëve të kthyer në zotërinj, që kinse blejnë “pronat” me letra të reja, të cilat kanë këtë kontradiktë moskorresponduese. E gjithë kjo është pjesë e dhunës dhe strategjisë së zhbimjes nga trojet stërgjyshore të Arbërve, të pambrojtur nga askush, nga struktura që nuk dinë çfarë është Nderi, Besa, Liria, Prona dhe Jeta e Familjes për shqiptarin qe nuk u përkul asnjiherë.

Policia e Shtetit, me ligj, u shërben vetëm interesave publike dhe këto interesa fillojnë me qytetarin, jetën, familjen dhe pronën. Në asnjë rast, në një vend europian, puna e policisë nuk fillon me mbrojtjen e të fortëve, zaptuesve dhe të shfaqurve papritur nga hiçi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Proda, mban përgjegjësi direkte për respektimin e ligjit, paanësinë, hetimin paraprak të dokumentacionit, dërgimin e përfaqësuesve institucionalë të edukuar që dinë të respektojnë etikën e komunikimit qytetar. Përndryshe, dërgimi i monstrave militante gegofobe dhe fanatike për dhunimin e një komuniteti që ka vuajtur prej shekujsh nga perandorë, satrapë, diktatorë dhe korrupsionistë modernë, është një fakt i ndodhur, që nuk mund të pranohet dhe anashkalohet me harresë, as nga autoritetet ligjzbatuese, as nga ana e Avokatit të Popullit, zotit Endri Shabani.

E njëjta gjë mund të thuhet për deputetët e Shkodrës, të tri partive parlamentare: heshtja juaj është për të ardhur keq; është mjerim në ushtrimin e funksionit publik që për ju fillon me qytetarin, gjë që e keni lënë në duart e rastisë dhe rrjedhës së balancave të nëndheshme, sikurse edhe në Theth. Në mbrojtjen e qytetarit nuk ka parti dhe kryetar partie qe mund t’ju komandojë; nuk ekzistojne kujdese per t’u ruajtuar nga qejfmbetjet e komandave obskure; betimi mbi Kushtetutë jua detyron pa ngurrim dhe me vetmohim, mbrojtjen e te drejtave qytetare qe janë të parat ne interesat publike. Keni një model sjelljeve nga deputeti i Pogradecit, Erald Kapri që vjen nga Toskeria të mbrojë malesorët Gegë të Shkodrës, sepse e therret detyra, ndërgjegja e kombëtare; sepse e din se amaneti i të Parëve është i shenjtë dhe i paprekshëm; sepse trualli stërgjyshor i rezistencës, mbrojtjes se identitetit dhe familjes është i pacenueshëm.

Një thirrje shkon për qeverinë shqiptare për të ndalur yryshin e Trusteve të krijuara nga askushët e djeshëm, dhunues të sotëm, pretendues për sundues të së nesërmes: Prona e Trashëguar është e Shenjtë dhe e Paprekshme. /Nga Romeo GURAKUQI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA PAULIN MACAJ – Mos e çoni këtë çështje drejt përplasjes, historia gjykon më ashpër se çdo gjykatë
Artikull pasardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 shkurt 2026…

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.