Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA ROBERT PRENDUSHI – Ferdinand Bushati na la…! 

ShkodraWeb 28 August, 2024
robert prendushi nard bushati 2024

Ferdinand Bushati na la!  Këte lajm të trishtë ma dha miku i dashtun Bashkim Alibali. Nardi, nji shok, nji mik i shumë artistëve nuk asht ma. Na la nji model e simbol që nuk do të përsëritet ma. Kur dyert e shkollave të artit hapeshin vetem me konkurs e me nji numër të kufizuem, Klubi i Rinisë, ku ai e drejtoi pothuej për gjithë kohën sa egzistoi ai instucion, u ba nji qendër e randësishme për aftësimin e talenteve të reja që nuk patën mundësinë të aftësohen e të tregojnë talentin e tyne në institucionet qendrore.

Për këtë Nardi pati fat të ketë dhe bashkëpuntorë të përkushtuem si F.Bala, F.Luga, Tukiqi, Bercama etj. Në fakt Shkodra asht shque e shquhet edhe për talentët që, ma shumë si autodidaktë, banë emën edhe në shkallë vendi, sI ishte vetë Nardi, kornist i parë në orkesteren sinfonike në çfaqjen e Operas së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenkë Jakova. Jam i bindun që shumë prej atyne që e kanë njohtë, do të tregojnë për punën e Nardit. Po më vijnë në mend tashti: Astrit Fani, që ka qenë si engjull roje për Nardin, Tonin Tarrnaku e shumë e shumë të tjerë. Po veçoj edhe kompozitorin e njohun Zef Çoba, që i ka ndejë shumë afër Nardit.

Shkëputa nga albumi im këte foto, sepse kështu e kam kujtue e do ta kujtoj Nardin që edhe i moshuem, mbeti i ri me mendime e shije. Po, me shije, sepse çdo gja ai e ka ba mirë. Sa ishte udhëheqës në Shkollën Xhel Fishta, nxiti talentet e reja dhe, që në atë kohë Zija Çela, mora nji shembull, filloi të bajë emën. Por jo vetëm ai. Mandej sa e sa artistë, kangëtarë e instrumentistë debutuen në shfaqjet e Klubit të Rinisë! Mjaft prej tyne i shin “në zgrip”, të pranoheshin o mos të pranoheshin, për nji arsye o për nji tjetër. Ka shumë për të thanë për Nardin. Por me siguri të tjerët do ta thonë ma shumë. Ngushëllime zemre familjes: motres Françeskina, nipit Aldo, mbesave e nipave e shokëve e miqve që janë shumë. Dritë të baftë shpirti Nard i dashtun!

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Ndërron jetë “Zotni Nardi”, Ferdinand Bushati, zbuluesi dhe mbështetësi i talenteve të artit në Shkodër
Artikull pas: Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës, policia e Vau Dejësit arreston 41- vjeçarin e denoncuar nga familajarët

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.