Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA RAMAZAN ÇEKA – Besnik Mustafaj, “mjeku i mrekullive”, një ditë e zakonshme me një mjek të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 21 September, 2022
besnik mustafaj mjek

Le të përmendim dhe të ndriçojmë shembujt më të mirë nga jeta jonë, heronjtë e vërtetë dhe të devotshëm, në vend të kriminelëve që mbushin çdo ditë kronikat e zeaza.

Kur ndjehesh mirë me shëndet është normale që të mos kujtohesh për shërbimin e mjekut, ama është krejtësisht e kundërta që, kur nuk ndihesh mirë, të kujtohesh për të.

Të tilla raste i hasim shpesh. Kështu më ndodhi edhe mua pak ditë më parë dhe ky rast për të cilin do të shkruaj më poshtë, më nxiti që ta sjell në vëmëndje të lexuesit me anë të këtij shkrimi. Në fakt nuk është hera e parë që shkruaj për mjekët e mrekullueshëm të qytetit të Shkodrës, ashtu siç nuk është hera e parë që shkruhet për Dr.Besnik Mustafaj.

Më herët kam shkruar për mjeken e paharruar Zyliha Kraja, por edhe për ata që sot janë në detyrën e tyre humanitare: Dr.Ardian Dajti, Dr. Luan Bajri, Dr.Lindita Dibra, si dhe për një mjek të mrekullueshëm që jeton dhe punon në Amerikë, për Dr. Bari Ceka, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

Kësaj here mora përsipër të shkruaj për Dr.Besnik Mustafaj, ortoped në Spitalin Rajonal në Shkodër, me të cilin kam patur njohje shoqërore, por edhe eksperienca personale, vlerësimet e të cilave i kam gjetur edhe në opinionin e bashkëqytetarëve të mi, si një mirënjohje të jashtëzakonshme për punën dhe përkushtimin e tij ndaj pacientit.

Të gjithëve iu uroj suksese në misionin e tyre humanitar, duke përfshirë në këtë shkrim edhe të mrekullueshmin Dr.Besnik Mustafaj, që nuk ndreq e drejton vetëm kocka, por edhe shpirtra, fjalët e të cilit janë pasqyrë e betimit që ka bërë si mjek.

Dr.Besnik Mustafaj është ortoped në spitalin rajonal të Shkodrës, me të cilin kam pasur rastin të njihem personalisht, ku vlerësimet e mia personale kanë qenë në unison me opinionin e bashkëqytetarëve të mi dhe po të ishte momenti për t’i dhuruar këtij mjeku një çertefikatë vlerësimi, motivacioni do të ishte: Mirënjohje të jashtëzakonshme për punën dhe përkushtimin e tij ndaj pacientit.

Ishte një ditë e dielë e këtij gushti dhe një ditë e zakonshme pushimi për mjekun tonë të nderuar Besnik Mustafaraj dhe duke qenë një ditë vere, ashtu si gjithë qytetarët edhe ai kishte planifikuar ta kalonte një ditë pushimi diku në bregdet me familjen e tij. Unë pikërisht këtë të diel kisha lënë takim me një mik të afërt, i cili kishte ardhur nga Amerika për të kaluar pushimet në vendlindjen e tij, në Krajë.

Ishte dita e fundit e pushimeve që kishte planifikuar miku im nga Kraja Mirsad Kovaçi, i cili të nesërmen do të udhëtonte për Amerikë dhe pikërisht këtë të diel në mëngjes më telefonoi, duke më treguar se kishte një problem urgjent shëndetësor, të cilin, sipas miqve të tij mund t’ia zgjidhte një mjek shumë i njohur e shëmë i mirë në Shkodër.

Bëhej fjalë për mjekun e mrekullueshëm ortoped Dr. Besnik Mustafaj. Me një lloj krenarie të lindur nga respekti ndaj këtij mjeku i them që e njoh shumë mirë dhe i flas për të me një vlerësim të jashtëzakonshëm.

Unë kontaktova me doktorin dhe pasi ai u njoh me këtë problem shëndetësor të mikut tim Mirsad Kovaçi, më befasoi me fjalët e tij: “Ju pres në spital në orën 12:00”. Unë e dija shumë mirë se ai e kishte ditë pushimi.

“Rruga vade s’ka” thotë një shprehje popullore shkodrane. Ne nuk arritëm të shkonim në orar në spital, për shkak të trafikut të madh në doganën e Muriqanit, por Dr. Besniku, ashtu siç e ka emrin i kishte qëndruar besnik fjalës së dhënë. Ai na priti me durim, por edhe me mirëkuptim, sepse ishte në dijeni të situatës në kufi.

Dy fjalë përshëndetje i lanë vendin vizitës mjeksore që Dr. Besniku i bëri mikut tim nga Kraja me aq përkushtim e profesionalizëm, ku pas këshillave që mjeku e ndjen detyrë t’i japë, i dha edhe receten e nevojshme të mjekimit.

Ky takim mjek-pacient pësoi një “thyerje” të vogël. Miku im Mirsad Kovaçi tentoi disa herë ta paguante këtë vizitë, duke e lidhur me shumë gjëra që kanë të bëjnë me profesionin e mjekut, duke e lidhur atë me pritjen e gjatë, me privimin e një dite pushimi, por duke harruar se Dr. Besniku ishte aty sepse e ndjente për detyrë, jo si përfaqësues i emrit të tij, por si përfaqësues i profesionit të tij. “Sot ju patët nevojë për mua, na u drejtua ai, nesër mund të kem unë nevojë për ju”.

Unë e kisha provuar këtë situatë dhe gjithmonë isha ndjerë mirë në marrëdhëniet me këtë mik doktor, por u ndjeva shumë më mirë kur pash buzëqeshjen mirënjohëse të Mirsadit, që ishte shprehja më e bukur e falenderimit.

“Ky doktor mor Zan, të shëron dhe pa ilaçe”, – më tha Mirsadi tek po largoheshim nga spitali dhe vazhdonte të përsëriste fjalët e Dr. Besnikut që sot nuk erdha në spital me krye vizitë mjeksore, por erdha vetëm për ju, pasi mora vesh, se nesër do të udhëtosh për Amerikë.

Ne u larguam nga spitali me një respekt të veçantë për këtë mjek relativisht të pjekur në moshë, por edhe në profesion, por njëkohësisht të bindur se këta djem e vajza janë bijtë tanë, të cilët si në çdo sferë të jetës do të zevendësojnë brezat e mrekullueshëm që kanë lënë gjurmë dhe emër në këtë mision kaq njerëzor. Faleminderit Dr. Besniku, Doktori i mrekullive. /Nga Ramazan ÇEKA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë më moshë të re mësuesja e gjimnazit “At Shtjefën Kurti”
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – U thirr sot për të dëshmuar në SPAK, deputeti i qarkut Shkodër i bashkohet deputetëve mbështetës të Berishës

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.