NGA QAMIL GJYREZI – Shkarkimi i Gledis Nano ose fundi i Trekëndëshit të Bermudës…!

Shkarkimi nga detyra e ish-drejtorit të policisë G. Nano shënon edhe fillimin e “shkërmoqjes së Trekëndëshit të Bermudës” Rama, Berisha Meta. Edi Rama ka qenë i detyruar nga faktori ndërkombëtarë, kryesisht SH.BA. për ta emëruar Z. Gledis Nano si drejtor policie.

Në këtë kontekst ambasada amerikane në Tiranë mbas shkarkimit te tij, shprehi vlerësimin për punën e mirë të Z. Nano në krye të policisë së shtetit dhe zyrës kundër terrorizmit. Në dukje deklarata e Z. Çuçi flet për mos plotësim objektivash, por “lepuri fle diku tjetër”.


Gledis Nano nuk do të punonte për klanet pranë Rilindjes, gjithmonë sipas medias dhe nuk është militant i Ramës ose njeri shumë i besueshëm i kryeministrit për të grumbulluar vota në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zëvendësuesi i G. Nanos ka punuar edhe me qeverinë Berisha në vitet 2005-2013.

Individë të Foltores mezi prisnin që G. Nano të deklaronte emrat e ministrave të akuzuar nga SPAK për aferat e mëdha korruptive. Siç duket dyshja Berisha-Rama po vazhdojnë bashkëpunimin e tyre pavarësisht se “shajnë” njëri tjetrin në media, duke premtuar largimin e Edi Ramës në shtator.

E shkruajta ne fillim se shkarkimi i G. Nanos shënon fundin e “Trekëndëshit të Bermudës” në këta ditë të para të Shtatorit! Kambanat e drejtësisë së pavarur bien jo vetëm për të majtët por edhe për ish ministrat e djathtë. Duhet shkruar se Edi Rama megjithë bashkëpunimet e tij fluide dhe emërimet e të “besuarve” të tij para zgjedhjeve lokale 2023, këtë radhë nuk do të tolerohet për t’i manipuluar ata.

Edi Rama do të jetë i detyruar këtë fillim shtatori të votojnë ligjin për dekriminalizimin, lustracionin dhe ndëshkimi ligjorë nga SPAK është i pashmangshëm. Fabula se Amerika e Sorosit po godet vetëm opozitën dhe po forcon pushtetin e Ramës merr fund këtë shtator. Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore do të shënojnë fundin e tranzicionit 32 vjeçar në Shqipëri! /Nga Qamil GJYREZI/