NGA QAMIL GJYREZI – Mekanizmat për pastrimin ose purifikimin i politikës shqiptare…!

Mekanizmat janë një proces i natyrshëm ose i vendosur me anë të të cilit ndodh ose arrihet diçka, një veprim politik ose shoqërorë. Ose mekanizmat janë proceset themelore të përfshira ose përgjegjëse për një veprim, reagim ose fenomen natyrorë ose shoqërorë. Në 32 vite ishte e pamundur pastrimi ose purifikimi i politikës shqiptare.

Parlamenti, politika, media, votuesit nuk e realizuan një proces të tillë të domosdoshëm për një vend ish-diktatorial. Vetëm mekanizmat ligjorë mund të realizojnë pastrimin, ndëshkimin dhe reformat për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë 32 vjecarë në Shqipëri. Politika në bashkëpunim me krimin e organizuar po e varfërojnë cdo ditë vendin dhe po i largojnë të rinjtë.


Prandaj kërkohen mekanizma post-modern për të larguar trekëndëshin e Bermudës, mbi të gjitha mentalitetin tonë që e ka bllokuar procesin e pastrimit, ndëshkimit dhe reformimin e demokracisë. Politika perëndimore kryesisht ajo amerikane e ka kuptuar shumë mirë “modelin bllokues” të 32 viteve në Shqipëri!

Në muajin shtator 2022 parashikohet pastrimi, ndëshkimi dhe reformimi i demokracisë dhe politikës në vendin tonë! Që fillim mbas viteve 90-të menduam dhe shpresuam për një pastrim dhe ndëshkim të politikës në Shqipëri, por paskemi qenë të gabuar. Për të realizuar pastrimin e politikës mbas viteve 90-të, ka qenë gadi utopi si rezultat i bashkëpunimit të klasës politike të majtë dhe të pseudo të djathtë dhe mungesës së shtetit ligjorë në vendin tonë.

Në bisedat mbas viteve 90 të shpesh bisedonim për këta tema, por sic duket paskan qenë të parakohëshme. Bashkëpunimi politikës me krimin e organizuar ka filluar që në diktaturë dhe korrupsionin e kanë filluar të parët ish fëmijët e nomenklaturës komuniste në bashkëpunim me ish-sigurimin e shtetit. Pseudo demokracia që ndërtoi Sali Berisha kishte në thebin e saj mos prekjen e intreresave të ish-diktaturës në të gjitha planet ekonomike sunduese dhe trashëgim pushtetesh. Pothuajse të gjithë përzgjedhurit e Berishës mbas viteve 90të, kanë qenë individë me probleme të cakatuara gjatë diktaturës 50 vjecare.

Një mik i imi që pretendonte se ishte i “persekutuar” me personalitet diabolik mbasi kishte qenë drejtor shkolle para viteve 90-të, na ironizonte në biseda kur flisnim me pasion për gjoja” demokracinë dhe larine”. Në parim paska patur të drejtë mbasi e kishte njohur diktaturën dhe modelin në themel dhe shprehej se pastrimi dhe ndëshkimi i politikës është gadi i pamundur. Por sot në vitin 2022 falë mbështetjes së aleatit tonë të madh SHBA, kanë vendosur ta pastrojnë politikën shqiptare nga një klasë politike 32 vjecare, që i ka sjellë vetëm dëme demokracisë dhe integrimit të vendit!

Mekanizmat perëndimore për ta pastruar politikën në Shqipëri janë të domosdoshëm mbasi votuesi dhe elektorati e patën të pamundur largimin e këtij estabilishmenti që në 32 vite ka bashkëpunuar me krimin dhe korrupsionin për të trashëguar pushtetin ekonomik dhe politik. Personalisht e konsideroj pastrimin e politikës shqiptare një domosdoshmëri për largimin e Trekëndëshit të Bermudës Rama, Berisha dhe Meta dhe mbi të gjitha mentalitetin që i ka mbështetur. Këta nisma realizohen me mbështetjen e mekanizmave të cakuar demokratik duke përzgjedhur një klase politike e cila do të shënojë fundin e papastërtisë politike, dekomunistizimin dhe dekriminalizimin 80 vjecarë në Shqipëri, me një brez të ri politikanësh. /Nga Qamil GJYREZI/