
E fillova opinion tim me titullin, Edi Rama e njeh mirë Shkodrën, mbasi ka patur mundësi të njohi artistët, sportistët, historianët, ‘sektet’ dhe klanet e Shkodrës jo vetëm mbas viteve 90-të por edhe në periudhën e diktaturës. Sot si kryeministër ka më shumë informacion zyrtar, që ja jep ligji dhe kushtetuta.
Opinionet kanë natyrën subjektive, por opinionisti që e ka kontestuar politikisht, me shkrim mendoj se është më i besueshëm, se ata që flasin në tavolina, ose i dërgojnë sms dhe figurojnë në listat dhe strukturat e P.D.së ose të ndonjë force tjetër politike. Opinionet shkruhen për lexuesin dhe sa më objektiv është opinionsti, aq më shumë besohet. Shkodranët duhet shkruar janë tradhëtuar, gënjyer nga pseudodemokratët në 32 vite.
Shkodra sot ka filluar një etapë të re, të zhvillimit, modernizimit dhe europianizimit. Këtë konstatim e shkruaj shumë sinqerisht dhe kam besim të plotë në këtë ide, shpresoj të mos interpretohet politikisht.
Ndryshimet e fundit në qeverinë Rama, mund të lexohen simbas interesit personal, përkatësisë, siglës politike, që në 32 vite veç politikë nuk është bërë, por parapolitikë në kuptimin politik. Në Shkodër demi i saj, pati filluar, me privatizimet, u shkatërrua industria, u privatizuan dyqanet, filluan punësimet politike, u luajt shumë keq me kartën e dështuar të antikomunizmit dhe dëmi me ligjin antikombëtar 7501. Kuptimin politik e studion semiotika e politikës.
Semiotika politike është studimi se si shenjat, simbolet, gjuha dhe imazhet ndërtojnë, ‘mirëmbajnë’ dhe sfidojnë marrëdhëniet e pushtetit dhe kuptimin politik. Simbas leximit tim politik, si opinionist duke mos manipuluar me teori konspirative si, sabotimi me korridorin 8-te, lufta e brëndshme me konkurrentët pasues, Veliaj, Balluku dhe një sfiduese me profil më të ulët Spiropali, Edi Rama është tre hapa para përpara. Ai është përpara me ‘opozitën e vdekur’ dhe pa program, me të tijët që kërkojnë ta konkurrojnë dhe grabisin tendera publik dhe me politikën euroatlantike, debatin Europë Sh.B.A.
Ndryshimet në qeveri nuk janë thjesht lëvizje administrative. Ato janë akte simbolike. Në planin semiotik, çdo zëvendësim ministri është ‘një shenjë’ që prodhon kuptim publik. Në rastin e Edi Ramës, ndryshimet e shpeshta në kabinet kanë funksionuar si Indeks i kontrollit, Ikonë e rinovimit dhe simbol i autoritetit. Së pari, si indeks, ndryshimet tregojnë reagim ndaj realitetit politik: krizave, presionit publik apo nevojës për energji të re. Ato sinjalizojnë se pushteti është në lëvizje dhe jo i ngrirë. Së dyti, si ikonë, ato pasqyrojnë figurën e liderit që kërkon dinamizëm, performancë dhe disiplinë.
Mesazhi implicit është: qeveria nuk është pronë personale, por instrument funksional. Së treti, si simbol, akti i ndryshimit përforcon figurën e kryeministrit si qendër gravitacionale e sistemit. Në këtë kuptim, shprehja “Jepi Cezarit atë që i takon” nënkupton njohjen e autoritetit legjitim të liderit për të riformatuar ekipin sipas vizionit të tij. A është ky një hap përpara ne qeverisje!? Në planin semiotik, po, nëse ndryshimi prodhon perceptim të reformës, meritokracisë dhe përgjegjshmërisë. Një qeveri që ndryshon dërgon mesazhin e evoluimit. Por kuptimi përfundimtar nuk ndërtohet vetëm nga akti, por nga rezultati: publiku e lexon shenjën përmes efektit konkret në jetën e përditshme.
Pra, ndryshimet në qeverinë Rama janë më shumë se riorganizim. Ato janë një ‘narrativë pushtet’i, ku lideri paraqitet si autor i rendit dhe arbitër i meritës. Dhe në këtë logjikë, “Cezari” është figura e sovranitetit modern politik, që kërkon njohje, por edhe përgjegjësi. Si përfundim semiotika na mëson se, çdo akt politik është ‘tekst’. Dhe ky tekst lexohet çdo ditë nga qytetarët. Por koha është ‘ilaçi’ më i mirë. Koha është edhe mbi tekstin e politikës, që e deshifrojnë jo vetëm qytetarët. Le të presim dhe të shohim. Politika është si muzika, me shumë kuptime, polisematike, nuk dihet ku fshihet lepuri!? /Nga Qamil GJYREZI, dërguar për publikim në ShkodraWeb/




