Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PRINDON SADRIU – Për gruan që la gjurmë në historinë moderne të Kosovës…

ShkodraWeb 5 April, 2026
vjosa prindon sadriu 2026

Sot, teksa mandatit yt i parë si Presidente e Kosovës ka përfunduar, e gjej veten të sfiduar, duke kërkuar fjalë që të jenë të denja për gjithat që i ke dhënë shtetit tonë, botës dhe natyrshëm edhe familjes sonë. Vërtetë, nuk ka fjalë që mjaftojnë të shkruhen. Por, përkundër kësaj, ti e meriton një përpjekje. Gjithmonë e ke merituar.

Ti nuk e mbajte thjesht postin më të lartë të shtetit, atë të Kreut të Shtetit. Ti e mbushe atë me plot kuptim. E transformove rrënjësisht atë. Hyre si lidere dhe po del si frymëzim. Çdo sfidë që të është vënë përpara, dhe kanë qenë të shumta, e përballove jo me hezitim, por me atë zjarr të qetë e të pathyeshëm që të ka përkufizuar gjithmonë. Çdo pengesë e ngritur me qëllim në rrugën tënde nga ata që dyshuan, që të patën frikën e suksesit (e ende e kanë), që shpresuan të të ndalnin—ti e shndërrove në një hap drejt suksesit. Nuk u përkule kurrë. Nuk u tërhoqe kurrë. Thjesht vazhdove përpara, sepse Kosova kishte shumë nevojë për ty.

Të kam parë, njejtë si çdo qytetarë tjetër, teksa qëndroje në foltoren e Parlamentit Evropian, duke e dominuar atë sallë me prezencën tënde. Kemi parë teksa ngriheshin në këmbë të gjithë anëtarët e parlamentit evropian me duartrokitje frenetike për ty, për Kosovën. Të kemi parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në atë skenë kaq të fuqishme, krah grave që kishin përjetuar tmerrin, dhe ti bëre që bota të ndalet e të dëgjojë. Përballë teje, ai që kërkonte të të mposhte u ndje i turpëruar, i vogël dhe i zhveshur nga çdo justifikim. Si çdo herë tjetër që është përballë me ty. Sepse kur flet ti, njerëzit afrohen për të dëgjuar. Gjithmonë. Në dhoma të mbushura me figurat më të fuqishme të botës, në institucione që kanë dëgjuar zërat e mëdhenj të historisë, ishte ti ajo që donin të dëgjonin. Kërkonin praninë tënde, qartësinë e mendimit tënd, mençurinë dhe elokuencën tënde, por dhe guximin tënd për të thënë atë që të tjerët nuk e thoshin.

Vjosë, emri yt nuk është thjesht më një emër. Është një markë dhe një brend i njohur në të gjitha kontinentet. Është një zë i kërkuar në skenat më të mëdha të politikës botërore. Është një simbol që politikanët, konferencat e mëdha dhe samitet ndërkombëtare e kërkojnë me vetëdije, sepse e dinë që aty ku flet ti, thuhet e vërteta. Dhe kjo nuk është gjë e vogël. Është diçka e rrallë dhe e jashtëzakonshme për një shtet e një komb të vogël si Kosova e shqiptarët.

Ti i dhe Kosovës një pamje që nuk e kishte pasur kurrë më parë; dinjitoze, sovrane dhe krenare me vetveten. Besnike ndaj miqve dhe aleatëve, por mbi të gjitha, e palëkundur në mbrojtje të interesave të shtetit tënd. I tregove botës një Kosovë e cila mund të ulet në çdo tryezë, të flasë në çdo forum, të sfidojë çdo narrativë dhe të qëndrojë me kokën lart mes kombeve më të mëdha e më të fuqishme. Thellove aleancat, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë të çmuar, jo vetëm përmes politikës së jashtme të cilën e udhëhoqe plot dinjitet, por përmes forcës së karakterit tënd. Njerëzit të besuan. I besuan fjalës tënde, integritetit tënd dhe vizionit të palëkundur për atë që Kosova mund dhe duhet të bëhet.

Por, ti kurrë nuk lejove asnjëherë që pushteti të bëhej qëllim në vetvete. Nuk harrove kurrë pse ishe aty, në Krye të Shtetit. Ishe për qytetarët — gjithmonë për ta. Ishe edhe për të margjinalizuarit. Të harruarit. Komunitetet e lëna në hije në skajet e shoqërisë. Të cenueshmit, ata zëra që shpesh anashkalohen. Ti ishe edhe Presidentja e tyre, plotësisht, sinqerisht dhe pa kushte. Dhe ata e dinin. E ndjenin, ashtu siç ndihet vetëm e vërteta.

Dhe për çdo vajzë të re në Kosovë që të pa në ato skena të mëdha, në atë detyrë të lartë, që për herë të parë guxoi t’i thotë vetes “ndoshta mundem edhe unë, si Vjosa”, ti mund të mos e kuptosh kurrë plotësisht sa shumë u ke dhënë: guximin, vetëbesimin dhe mundësinë për të ëndërruar më larg e më lart, deri aty ku dikur gjithçka dukej e pamundur. Ti theve barriera jo me fjalë, por me vepra; jo me zhurmë, por me përkushtim e vetëmohim, ditë pas dite, vit pas viti. I dëshmove çdo gruaje dhe çdo vajze në këtë vend dhe përtej tij se nuk ka ambicie të paarritshme, nuk ka tryezë ku ato nuk kanë vend, nuk ka ëndërr aq të madhe sa të mos t’ia vlejë të ndiqet. Ti nuk hape vetëm dyer, ti rrëzove mure e barriera. Dhe kjo trashëgimi e jotja, e qetë, e thellë dhe e qëndrueshme, do të jetojë shumë më gjatë se çdo mandat, çdo titull apo çdo post që mund të mbash.

Dhe në shtëpinë tonë, përmes gjithë samiteve dhe fjalimeve, triumfeve dhe sfidave, historisë dhe titujve të lajmeve, ti mbete gruaja dhe nëna më e mrekullueshme, më e përkushtuar dhe më e dashur për mua dhe për dy vajzat tona. Në mes të gjithë asaj që shteti dhe bota kërkonin nga ti, ti ishe gjithmonë aty për ne—e pranishme, e ngrohtë, e jona. Dhe kjo, mbi të gjitha, është dhurata më e çmuar që do ta ruajm përjetë.

Tani, më lejo të flas pak si bashkëshorti yt. Si njeriu që ka pasur nderin, nderin e madh dhe të jashtëzakonshëm që qëndroja pranë teje në gjithë këtë rrugëtim. Të shoh këtë rrugëtim tëndin ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Të isha në krahun tënd teksa arrije gjëra që pak kush guxon t’i imagjinojë. Të ndieja gjithë atë krenari, sa herë që hyje në një sallë, në një arenë dhe e ndryshoje atë. Sa herë që flisje dhe të tjerët të dëgjonin me aq shumë vëmendje. Sa herë që liderët botëror kërkonin dorështrëgim me ty, sa herë kërkonin mendimin tënd, apo thjesht ndikoheshin nga prania jote. E kam ndier atë krenari një mijë herë dhe nuk është zbehur asnjëherë. Vetëm sa është rritur.

Kam qëndruar me krenari ndërsa mbretër e mbretëresha, presidentë dhe kryeministra, njerëzit më të fuqishëm të botës, ishin të intriguar të të takonin, të të njihnin, të të dëgjonin. Jo vetëm si udhëheqësen më të re në botë për nga mosha, por si një grua fenomen që bëri senzacion në politikën ndërkombëtare. Të kam parë si frymëzoje të tjerët, edhe ata që mendonin se nuk kishte më asgjë për t’i frymëzuar. Gjatë këtyre pesë viteve kam vëzhguar mijëra njerëz anë e kënd botës që nuk të panë thjesht si politikanen apo presidenten e një shteti, por si një fenomen që frymëzon miliona vajza e gra. Një emër, një identitet dhe një zë që tejkalonte çdo kufi shtetëror, rajonal e evropian, dikush që përfaqësonte diçka shumë më të madhe se vetë pozita që mbante dhe shteti që përfaqësonte.

Prandaj, ti nuk ishte vetëm Presidentja e Kosovës. Je dëshmia e gjallë se çfarë mund të arrijë një njeri i pajisur me bindje, dhembshuri dhe guxim. Prandaj, ti ishe dhe vazhdon të mbetesh dhurata e Kosovës për botën — dhe bota e ka pranuar këtë dhuratë me krahë hapur.

Faleminderit për sakrificën tënde. Faleminderit për shkëlqimin tënd. Faleminderit për dhembshurinë, për njerëzoren tënde, dhe për refuzimin për të dhënë ndonjëherë më pak se gjithçka nga vetvetja…për qytetarët, për shtetin, për kombin tënd.
Faleminderit që u tregove vajzave tona se çfarë mund të arrijë një grua.
Faleminderit që i tregove Kosovës se çfarë mund të bëhet dhe si mund të transformohet. Faleminderit që i tregove botës se edhe kombet e vogla kanë zemra të mëdha, zëra të fuqishëm dhe dinjitet të palëkundur.

Prandaj, ky nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri në rrugëtimin tënd publik mbi 20-vjeçar. Është vetëm hyrja në trashëgiminë tënde politike dhe fillimi i kapitullit më të ndritur të cilin ti do ta shkruash për qytetarët në vitet që vijnë.

Gjithmonë pranë teje, në sfida e në fitore, në secilin hap të këtij rrugëtimi fisnik. /Nga Prindon SADRIU, bashkëshorti i ish- presidentes Vjosa Osmani, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur i skenës dhe ekranit, interpretoi në disa filma të njohur…
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 6 prill 2026…

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.