Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PRELË MILANI – Zoti Kryeministër, ardhsh i bardhë në Dukagjin por nuk duam “rrugë të bardhë”…

ShkodraWeb 28 June, 2024
prel milani edi rama theth 2024

Urimi më bujar shqiptar për mikun është fjala fisnike “ardhsh i bardhë”! Po flitet dhe shihen disa lëvizje paralajmëruese për ardhjen e Kryeministrit Z. Edi Rama në Theth në këtë fundmuaj. Qershori faqe zjarrtë po ia dorëzon rendin kohor një korriku akoma më rreze ngrohtë. Sipas premtimit publik Kryeministri po vjen të dorëzojë certifikatat e para të titujve të pronësisë fshatit me hirplotë të bjeshkëve tona alpine.

Një ngjarje me fort rëndësi, po aq e vonuar sa dhe e shumë mirëpritur. Edhe ata që dëshirojnë e luftojnë për rrëzimin tuaj edhe ata që i këndojnë: Tungjatjeta pushtetit tënd kur bëhet diçka e mirë, duhet t’i bashkoj urimi. Të lumtë! Regjistrimi dhe certifikimi i pronave të shkatërruara dhe braktisura nga kjo luftë e tmerrshme migruese dhe emigruese duhet vijojë pa ndërprerje dhe me ritëm sa më të shpejtë në çdo fshat të tre njësive administrative të Dukagjinit.

Si Kryeministri më fuqiplotë e më jetëgjatë i shtetit tonë, pas të talentuarit dhe dorëçeliktit Mehmet Shehu, po vini në Dukagjin si më i mirëprituri ndër të gjithë paraardhësit tuaj, pasi keni premtuar lidhjen me asfalt të unazës së Dukagjinit, e cila deri fatkeqësisht ka fituar namin si “rruga e vdekjes”. Punimet kane filluar nga dy drejtime, ku Kiri dhe Breg Lumi po shijojnë “mrekullinë “natës së parë” të një martese të shumë vonuar. Si martesa në kohë, si martesa në pleqëri nuk të shijojnë kurrë njësoj.

Siç shihet dhe siç dihej ende pa filluar, po gatuhet një bukë më miell hua të lypur në disa magje. Ka patur prononcime mediatike dhe jo pak zëra të fushave të ndryshme qoftë për avashtësinë por më rëndësishmja për cilësinë e punimeve. Punëtori jo i mirë kurrë nuk ka bereqet dhe nuk bëhet shtëpi e mirë. Një nga shkaqet që jemi vendi më i prapambetur në Europë ne, është se kemi qenë të natyralizuar me një perandori të fuqishme që më shumë se punën ushqente plaçkitjen, ndaj kemi mbetur pas të gjithëve se jemi punëtorë jo të mirë.

Sektori i Karmës së Kirit më gjarpëruesi, tashmë ka marrë konturimin e një rruge të ngushtë në shume vende jo 5- metroshe, por ka një bazament solid dhe ndërsa struktura gëlqerore e shpateve krijon qëndrueshmëri. Pa qenë specialist, mua më shqetësojnë më shumë sektorët e tjerë. Sektori Guri Maç- Gështenja e Thaçit, Ndërlysa- Breg Lumi dhe akoma më shumë Lotaj- Mali Shoshit-Plavra. Në këto vende gjëja më elementare është zgjerimi pasi formacionet janë krejt të buta.

Duke qenë sa të buta po aq të paqëndrueshme dhe me lagështi muret mbrojtëse dhe veprat e kullimit kanë një kosto shumë më të lartë se zgjerimi. I bukur duket sot zgjerimi Ndërlysa- Breg Lumi por po nuk u ndërtuan muret mbrojtës, qindra e qindra metër kub shembje deri në shpërfytyrim do kemi sa fillojnë shirat e parë të vjeshtës.

Zoti Kryeministri po gurgullojnë zëra jo të paktë se kjo rrugë pas zgjerimit do mbetet një rrugë e bardhë e pa asfaltuar. Uroj që të jenë vetëm thashetheme keqdashëse! Nëse kjo rrugë mbetet e bardhë, gjithçka është investuar, do jetë një blof i zi si korbi e vajtues si sorra. Natyra me sasinë më të madhe të reshjeve vjetore shqiptare, terreni i përthyer, shkelja e dendur dhe pamundësia për ta mirëmbajtur, janë arsyet që asfaltimi duhet filluar sa më parë. Në lidhje me asfaltimin nuk do ketë asnjë kompromis me banorët e Dukagjinit qofte të majtë, të djathtë, ateist apo besimtarë. Zoti Kryeministër, ardhsh i bardhë, por nuk duam as nuk do pranojmë një rrugë të bardhë! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci takim në repartin MZSH, i falenderon për punën dhe njofton rritjen e pagave
Artikull pasardhës: CENSI 2023 – Publikohen shifrat, popullsia e Shqipërisë është zvogluar me mbi 400 mijë banorë në një dekadë

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.