Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA PRELË MILANI – Rruga e Dukagjinit, merrni një fiat punto dhe shkoni nga Thethi në Kodër Shëngjergji…

ShkodraWeb 8 July, 2024
prel milani rruga dukagjinit 2024

Jam edukuar në familje qe i vogël për t’i thënë të bardhës- e bardhë dhe të zezës- e zezë. Kam shkruar dhjetëra artikuj ndër vite për gjendjen mjerane të rrugës se Dukagjinit. Sot përshkova unazën në ndërtim e sipër të rrugës që kam ëndërruar ta shoh të asfaltuar. Pashë nga makina zbrita dhe pashë duke prekur dhe u ndjeva entuziast më shumë se kurrë ndonjë udhëtim të mëparshëm.

Së bashku me koleget e mi jo një herë, por disa herë, në çdo vend ku e shëmtuara rreziktare e djeshme ishte zëvendësuar me të mirën e sigurtë të sotme uruam me gjithë zemër: U lumtë Zoti krahët!  Gjithë sektori nga Ndërlysa deri në Kodër Shëngjergji, është nusëruar e tjetërsuar sa thua je në tjetër ambient. Po në ata parametra po vijon drejt Pyllit të Shoshit, është shkapërcyer Sheu i Pepajve dhe rruga po shtrinë krahët mbi fshatin Pylaj.

Nuk jam nga ata që dua te reklamoj për hatër as të zotit Kryeministër, as të kryetarit Bashkisë, as firmës punuese që nuk po ja di as emrin. Puna e mirë nuk ka shumë nevojë për fjalë të bukura se shihet vete. Zgjerimi është i bollshëm, shtrimi me aluvione alpine xhixhë, të lara nga lavatriçja natyrë, rulimi dhe rruga tepsi. Uroj të vijohet kështu edhe në fazat e tjera!

Dita e mirë duket në mëngjes. Skeptikët e rrjeteve sociale i ftoj të marrin një Fiat Punto dhe të shkojnë nga Thethi në Kodër Shëngjergji dhe të shohin me sytë e tyre si është sot rruga e Lotajve ku deri dje nuk kalonte as traktori me goma. Sektori Guri Maç- Gështenja e Thaçit i zgjeruar dhe ruluar them se meriton notën nëntë! Karma e Kirit që kurrë nuk duhej të ishte projektuar andej. ka strukturë tepër më të vështirë e diktuar nga relievi me përthyerje maksimale. Ka bazament solid të trasesë dhe skarpatave, duhen rrafshuar sa nuk është vone disa bërryla shkëmbi që krijojnë zigzage të befta, ndërsa me tubacionet kulluese është punuar mirë gjithkund në sektorin e Kirit. Rruga Prekal- Ndërlysa do të dalë më e mirë se Dedaj- Theth.

Por pasha besën, po nuk u asfaltua, shpërlahet dhe del si nuse pa vello, pa duvak. Asfaltimi është rilindja e Alpeve, të cilat duhet të lidhën me Gjakovën si dy krahët me trungun. Asfaltimi nuk bëhet me telekomandë, do kohën e duhur, është vepër jo lehtë me kosto, jo e pa mundshme por e bekuar! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Ja si ia del Vllaznia”, Conference League, trajneri shkodran në Islandë: Valuri është i saktë në zonat e ngushta
Artikull pas: VIDEO – Policia e Shkodrës arreston dy të rinj në Velipojë, u kapën në lokal me doza “malli” gati për shitje

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.