
Para shumë vjetësh, gjatë nji udhtimi, rasti m’kthej n’ksollen e familjes t’saj mbi liqenin e Komanit. Aty njofta Marjanen e krejt familjen e saj, që edhe pse n’vorfi na dhanë çka kishin e na priten me zemer n’dorë, mue e 7 turistë suedez. E kjo vajzë me vlera edhe pse n’mes malit e ujit, dijti me ndejtë korrekt si nji vajzë e emancipueme n’shoqninë e t’huejve.
Tuj e njofte personalisht qysh fmijë Marjanen, mendoj se asht vajza qe perfaqson vitalitetin e shqyptarit, mençurine e malsorit, forcen e karakterit t’femnes shqyptare. Nuk e di se kush asht kujtue, por ka ba nji zgjedhje t’mirë. Nuk baj reklamë politike, por vlersoj cilësitë e nji vajze që ka me perfaqsue Shkodren ma mirë se tana gratë deputete te Shkodres deri tashti. Nuk gaboj me thanë qe Marjana ka inteligjence e largpamje sa tana deputetet e Shkodres te deri tashti bashkë. Vajzë që asht rrite n’vorfni, qi ka ba detyrat e shkollës me qiri, që theu tabutë e vajzës malcore tuj u perfaqsue n’univetsitetet e ambientet ma dinjitoze n’perendim. I uroj veç t’mira, s’pari per familjen e vet e mandej per komunitetin.
Marjane, je si burim ujit n’bjeshkë, që freskon e t’jep energji. Kryet nalt ashtu si din ti dhe ec drejt pa u përkulë. Paç faqen e bardhë. /Nga Pjetër LOGORECI, publikuar në Facebook/