
Se si e për çfarë u duhet lexuesve një “Lahutë e Malcis” luksoze këtë e dinë, shpikësit e kësaj ideje, për një aksion të panevojshëm! Ku ishte Gjekë Gjelaj para 90- ës, që nuk u kujtua ta botonte “Lahutën e Malcis”? Kush e pengoi!? A nuk mund të shtypej ajo në Amerikë, qoftë edhe me letër gazete, mjaftonte të lexohej! Çfarë na qënka kjo lahutë luksoze, ka ndonjë varg më tepër, ndonjë shpikje të re!? A e dinë lidhësat e Lidhjes Miqtë e Fishtes në Diasporë, se sa herë është ribotuar “Lahuta e Malcis”, nga viti 1991 e deri më sot! A e dinë se botuesi i saj dhe më seriozi është Shtëpia Botuese At’ Gjergj Fishta, në Lezhë, me teknologji moderne dhe bashkëkohore për shtypje librash dhe që e drejton publicisti, studiuesi dhe botuesi Frano Kulli?
Franoja, ka qënë në Detroit, me kompletin e Fishtës! Sa prej atyre që janë në bordin e kësaj nisme e blenë dhe e kanë atë komplet? Revista “KUVENDI” në Detroit, për 20 vjet radhazi ia përkujtoi datëlindjen Fishtës, sa prej atyre të bordit “Lidhja Miqtë e Fishtës në Diasporë”, morën pjesë në këto takime, përjashto Jozeph Dedvukaj, që ishte i pranishëm në disa prej tyre! Fishta nuk u la në harresë as në diktaturë, pasi populli e kishte memorizu në kujtesë! Fishtës iu hodhën kockat në Drin nga regjimi komunist e Doktor Gjeka se di të ketë shkruar ndonjë rresht në shtypin shqiptar, ndërsa na u deshka viti 2025 për t’u kujtuar, ndërsa vetë Fishta, me modestinë që e karakterizonte, ka thënë: “ … letrat e mia vlejnë vetëm me ndez zjarmin!”. Pra, nuk mendoi kurrë për luks, siç nuk mendojnë franceskanët e vërtetë!
“Lahuta e Malcis” asht vepër kombëtare e nuk ka nevojë kornizash lokale, me një kopertinë folklorike! Në takimin e datës 18 prill 2026, duhej t’i thonte dy fjalë një mirditor, por jo edhe pse e kërkuan, por jo edhe pse e njihnin më mirë se të gjithë të pranishmit në atë grumbullim!
Fishta nuk ka nevojë për sakrifica ekstreme, siç u shpreh Drejtori i Bordit Gjekë Gjelaj, sa të shesë shtëpinë, pasi Fishta, tani, nuk rrezikohet! Këto lloj nismash të panevojshme, janë as më pak, as më shumë se abuzime me veprën kolosale të At’ Gjergj Fishtës, që për fat ka kush t’i dalë zot! Më së fundi i del zot puna dhe vepra e tij! Fishta ka nevojë të lexohet, jo të luksohet! /Nga Pjetër JAKU, publikuar në Facebook, autor i librave nga studimi i “Lahutës Malcis”: “Vlerat letrare në Lahutën e Malcis”, “ Fjalori Fishtjan” dhe “ Vargje të zgjedhura nga Lahuta Malcis!”, viti 2000/




