
Sot është ditëlindja e doktoreshë Liri Berisha, një nga personat më human që pata nderin të takoj e bashkëpunoj me të. Dua t’i bëj një urim të veçantë edhe sepse njerëzit e mëdhenj, duan të qëndrojnë në hije e për mua ky njeri duhet të jetë nga më të vlerësuarit pasi asnjëherë nuk u mërzit, nuk u lodh duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Si presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptar, trajtoi qindra fëmijë me spektër të autizmit në qendrën ku vetë është presidente dhe, jo pak por miliona orë në tërësi, trajtim fëmijësh e konsulencë prindërish.
Doktoresha nuk u kursye as për të dërguar fëmijë të pamundur për t’u trajtuar e shpëtuar në gjitha spitalet, brenda e jashtë vendit. E nën shembullin e Nënë Terezës, të cilën e njohu dhe e desh personalisht vetëm kontribuoj. Jo pak por më tepër se 20 vite me doktoreshën, gjithmonë pashë njeriun e përkushtuar në mirësi e jam dëshmitar:
1. Në qendër janë dhënë disa shërbime për fëmijët në nevojë si 3500 vlerësime fillestare, të përcaktuar me diagnozë.
2. Mbi 5000 rivlerësime duke konstatuar ecurinë.
3. Dhënie e terapisë online.
4. Trajnim të prindërve për specializim në trajtimin e fëmijëve të tyre.
5. Trajnim dhe certifikim i terapistëve (mbi 400 vetë) që sot janë në shërbim të fëmijëve të spektrit të çrregullimit autik në gjithë trevat shqipfolëse.
6. Janë hapur me dhjetëra qendra në shërbim të fëmijëve me specter të autizmit, në qytete të ndryshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Ulqin të Malit të Zi.
7. Është dhënë ndihmë për azilet e të moshuarve, jetimoreve dhe në shtëpitë të Motrave të Nënë Terezës.
8. Është dhënë ndihmë të nënat me shumë fëmijë e sidomos atyre me binjakë, trenjake e më shumë.
Albert Schweitzer ka thënë: Veprimi më i mirë i jetës është t’ua lehtësosh vuajtjet të tjerëve. Jam shumë i lumtur që gjatë këtyre 20 viteve që kam qenë pjesë e vogël dhe modeste e bamirësisë së madhe që ka bërë doktoreshë Liri Berisha. Doktoreshë, të uroj shëndet e jetë të gjatë, për familjen tuaj dhe për ata që ju ndihmoni! /Nga Pjerin KODRAÇAJ, publikuar në Facebook/




