Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PËRPARIM KABO – Mori fund konspiracioni i madh kundër Gjuhës Shqipe, adhurim për Petro Zhejin…!

ShkodraWeb 2 August, 2023
petro zheji perparim kabo 2023

Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.

Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “ spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”
Tani, çfarë do të thonë?

Petro Zheji, që në mesin e viteve ‘70, të shekullit të kaluar, ua dërgoi studimin e tij për vjetërsinë e shqipes dhe tiparet e saj, si dhe për veçoritë motivuese të saj në gjuhë krejt të vjetra, si sanskrishtja,” gjeneralët “ e akademisë, me yshtjen nga jashtë, e sulmuan. I prishën familjen, por ai nuk u dorëzua, e ngarkuan me aq punë me përkthime në shtëpinë botuese, sa ai flinte vetëm katër orë në natë, e gjithë kjo, me qëllim që të hiqte dorë për pamundësi fizike nga puna me shqipen…

Ai u vetëshpall “ i çmendur”, vetëm që ta linin të qetë në punën e tij prej dishepulli të mendimit. Më në fund, ai shkroi dhe botoi librat e tij. Atje është shkenca e mendimit mbi gjuhën shqipe dhe vjetërsinë e saj. Ç’është thelbi simbolik i mendimit që shprehet me fjalë? Ç’është algoritmi simbolik dhe ai logjik? Pse streha e gjuhës është fryma?

Si motivohen fjalët dhe ç’është sistemi i motivimit të tyre? Si lindi kozmologjia dhe ç’është roli mesianik i shqipes? Cilët janë operatorët e lirë të shqipes dhe si shpjegohet në të gjitha besimet fetare krijimi i gjithësisë? Cilat janë dy fjalët kyçe të shqipes, që japin çelësin e shpjegimit në të gjitha gjuhët e botës për aktin e krijimit si një ndarje, mes zotit dhe njeriut?

Edhe një shpjegim këtu, për disa “ gjeneralë” të gjuhësisë, që duan ta zbehin teorinë e Petros, kur thonë se ai bën shpjegim fetar të gjuhës. Jo, more “ gjeneralë”, jo!

Botëkuptimet e para njerëzore , në të gjithë popujt dhe racat, kanë qenë kozmologjike, si shpjegime mitologjike ose fetare, pra, në atë agim , ato fjalë që përdoreshin, i takonin atij lloj mendimi dhe niveli arsyetimi.

Gjuha si mendim, komunikim , reflektim dhe kujtesë, si kulturë e filozofi spontane por, edhe si psikologji primitive e të menduarit, si inteligjencë primitive…, është përpara gjuhës si shkencë, me fonetikë, sintaksë dhe morfologji , apo me rregulla drejtshkrimore.

Nëse duam të zbulojmë origjinën, duhet të shkojmë në ato kohëra, në ato nivele dhe në atë shkallë të menduari. Format arkaike të konservuara, janë fosilet e gjalla, që duhen studiuar…!

Petro Zheji i dashur…,

Shkenca botërore, pas kaq dekadash, erdhi në përfundimet e tua. Ti besoje, kur më thoje:” Do vijë një ditë që ata do e pranojnë se shqipja është gjuhë e fillesës…” Adhurim për ty, Petro Zheji! /Nga Përparim KABO, 360 grade/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Ujësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër riparon defektin, rikthehet furnizimi me ujë në të gjithë qytetin…
Artikull pasardhës: Publicisti Ndue Bacaj nderohet “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, autor i 7 librave dhe 19 dokumentarëve televizivë

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.