
Shumë thonë “është thjesht një konflikt prone”, por e vërteta është shumë më e rëndë. Sot po ju tregojmë pse çdo shqiptar duhet të jetë në krah të banorëve të Rrjollit. Këtu nuk po luftohet për para, po luftohet për rrënjët.
FAKTI HISTORIK: TOKA KA ZOT ME KARTË E ME GJAK
Banorët e Rrjollit nuk janë “zaptues”. Ata kanë dokumente të ligjshme që nga koha e Zogut. Kanë emrat e gjyshërve në regjistra. Kanë jetuar aty kur zona ishte e izoluar, pa rrugë e pa bukë. Sot që u bë “paradajs”, vjen oligarku me “Investim Strategjik” për t’i nxjerrë jashtë? Kjo është vjedhje me ligj!
DREJTËSIA E SHITUR: KUR LIGJI BËHET ARMË
Pse banorët janë të irrituar? Sepse kanë 15-20 vite që enden gjykatave. Kur shohin gjyqtarë që jetojnë në luks e që jua zvarritin proceset vetëm që “padrinot” të bëjnë gati letrat e sekuestrimit, populli humb besimin. Rasti i fundit i vrasjes në gjykatë nuk ishte krim ordiner, ishte ulëritja e një njeriu që sistemi e la pa asnjë shpresë.
MASHTRIMI ME “INVESTITORËT STRATEGJIKË”
Mos u gënjeni nga emrat e bukur! “Investitor Strategjik” si Bashkim Ulaj e të tjerë, nuk vijnë për të punësuar djemtë e zonës. Ata vijnë: Të marrin tokën tuaj falas ose me çmim qesharak. Të ndërtojnë saraje për vete dhe t’i shesin te të huajt. Të shfrytëzojnë bregdetin e Veriut ashtu siç shkatërruan Jugun.
POLICIA: MISH PËR TOP APO MBROJTËS TË LIGJIT?
Është tmerr të shohësh policinë që paguhet nga taksat tona, duke dhunuar nëna e fëmijë në oborrin e tyre për të mbrojtur fadromat e një privati. Policë, hidheni rrobën e turpit! Mos u bëni vegla të një sistemi që nesër do t’ju hedhë edhe ju në rrugë.
MESAZHI MOTIVUES: BASHKIMI ËSHTË E VETMI SHPËTIM!
Na kanë ndarë në parti e fe që të na vjedhin më lehtë. Por sot rrjollorët po na tregojnë burrni. Nëse heshtim sot për Rrjollin, nesër fadroma do jetë te dera jote! Mos keni frikë nga “të fortët” e Surrelit. Të fortë janë ata që mbrojnë pragun e shtëpisë. Dy duar janë për një kokë! Dinjiteti nuk ka çmim dhe toka nuk është mall tregtie, është amanet i të parëve.
NGRIHUNI DHE BËHUNI ZËRI I TYRE!
Mos e lini Rrjollin vetëm. Sot kërkojmë llogari si qytetarë ose nesër do mbetemi skllevër në tokën tonë. Rrjolli nuk falet! Mbro tokën! Velipoja e Shkodra duan drejtësi! Bashkim Ulaj, kyt fute mir në tru, këshillë njerzore nga Paulin Macaj, Dajç, Shkodër. /Publikuar si koment në faqen në Facebook të ShkodraWeb/




