Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PAULIN MACAJ – Mos e çoni këtë çështje drejt përplasjes, historia gjykon më ashpër se çdo gjykatë

ShkodraWeb 19 February, 2026
paulin macaj rrjolli

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot po ju drejtohem me dhimbje, por me një vendosmëri të palëkundur për atë që po ndodh në Rrjoll të Velipojës. Një zonë që për breza ka jetuar në harresë, pa rrugë e pa shtet, ku shkohej me varkë e me mushkë, sot po bëhet papritur “strategjike” vetëm sepse iu zbulua vlera ekonomike. Dhe bashkë me këtë “zbulim”, po rrezikon të zhduket pronari autokton nga toka e vet.

Mos e quani zhvillim zhdukjen e pronarit nga trualli i tij. Zhvillim nuk është kur largohen të trishtuarit dhe afrohen të fuqishmit. Zhvillim nuk është kur humbet identiteti dhe ngrihet antivlera.

Kur i merret toka atij që e ka trashëguar me breza, kur e ndershmja shtypet e e mbrapshta nderohet, kur pushteti mbron të fortin e jo të drejtin – kjo nuk është përparim, por rrënim moral.

Drejtësia e kthyer në barrikadë

Është alarmante kur qytetari ndjen se institucionet që duhet ta mbrojnë, po i dalin përballë. Besimi tek shteti nuk mbahet me fjalë, por me drejtësi të dukshme dhe të barabartë. Kur qytetarët shohin standarde të dyfishta, kur ndihen të pambrojtur në oborrin e shtëpisë së tyre, atëherë lëkundet themeli i vetë shtetit. Historia jonë e afërt ka treguar se kur padrejtësia grumbullohet, pasojat janë të rënda. Asnjë shoqëri nuk fiton nga tensioni, nga dëshpërimi, apo nga ndjenja se dera e drejtësisë është e mbyllur.

Alarm për ndërgjegjen publike

Rrjolli nuk është thjesht një çështje prone. Është çështje dinjiteti. Bregdeti nga Buna deri në Bregmatë është amanet brezash. Identiteti nuk ndërtohet duke zhvendosur të zotin e shtëpisë. Banorët po ndjekin rrugët ligjore. Po kërkojnë përgjigje institucionale. Po kërkojnë transparencë. Kjo është rruga e duhur dhe e vetmja rrugë në një shtet demokratik. Por heshtja përballë një shqetësimi kaq të madh nuk është zgjidhje.

Thirrje institucioneve

Policia është për qytetarin. Deputetët janë për popullin. Qeveria është për barazinë para ligjit. Forca e shtetit nuk matet me fadroma, por me drejtësi. Zhvillimi i vërtetë ndërtohet me dakordësi, transparencë dhe respekt për pronën e trashëguar.

Sot është moment reflektimi. Sepse kur shtypet i ndershmi, lëkundet vetë themeli i shtetit. Dhe kur humbet identiteti, humbet vetë kombi. Mos e çoni këtë çështje drejt përplasjes. Zgjidhja është dialogu, ligji dhe drejtësia e paanshme. Historia gjykon më ashpër se çdo gjykatë. Një qytetar i shqetësuar kur sheh trishtim dhe padrejtësi! /Nga Paulin MACAJ, dërguar për publikim në ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike
Artikull pasardhës: NGA ROMEO GURAKUQI – Bregdeti shqiptar përgjithësisht pronë e fiseve të malësorëve të Malësisë së Madhe

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.