Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PAULIN MACAJ – Java e mundimeve të Jezu Krishtit, Rrjolli ose padrejtësia përballet me qytetarin e ndershëm

ShkodraWeb 30 March, 2026
paulin macaj rrjoll

Në javën e mundimeve të Jezusit Krisht, kur i pafajshmi u gozhdua nga xhelatët, historia duket se po përsëritet në Rrjoll, ku padrejtësia po godet të ndershmin në trojet e veta. Sot, ky komunitet që ka jetuar aty prej shekujsh, gjendet nën presionin e një shteti që në vend të mbrojtjes, ofron distancim dhe akuza. Një kryeministër, pavarësisht influencave, nuk duhet të guxojë kurrë të dalë kundër popullit të tij, e aq më pak t’i quajë “falsifikatorë” ata që e mbrojnë pronën me dokumentacion të rregullt që nga viti 1935 dhe me vendime gjykate të vitit 2006.

Kjo arrogancë që kërkon të bëhet “zot e shkop i freskët” mbi çdo gjë, po krijon një skemë mizore ku dy palë që nuk kanë faj – banorët që mprojnë djersën e ballit dhe policët që paguhen për bukën e gojës – detyrohen të kacafyten. Ndërsa oligarkët mprohen nga shteti, ata përdorin “fakirat” si vegla për të mbjellë përçarje, duke i çuar njerëzit drejt një vetëgjyqësie tragjike që mund të ketë pasoja të pariparueshme. Është absurde të mendosh se vendasit që kanë rrënjët në atë tokë janë “hije” apo “fallco”, ndërsa investitorët që s’kanë jetuar kurrë aty na dalin me letra të rregullta në dorë të firmosura nga pushteti.

Ky është kulmi i një sistemi ku arroganca qeveritare po tejkalon çdo limit, duke i lënë qytetarët të kacafyten prej 60 ditësh me policinë dhe makineritë e firmave private. Ka një qëllim të qartë pas këtij shkatërrimi të pronës dhe rritjes së çmimeve: mbajtja e popullit në varfëri të skajshme për t’i bërë ata më të dëgjueshëm. Përdorimi i “patronazhistëve” dhe mercenarëve për një kafshatë bukë është mjeti i tyre për të përhapur panik dhe për të thyer rezistencën, duke menduar se kur njeriu humb shpresën, ai do të dorëzohet.

Por ajo që po ndodh në Rrjoll nuk ia bëri këtij vendi as pushtuesi më i egër. Kur shqiptari grabit shqiptarin dhe kur shteti nxjerr me dhunë malësorin nga trojet e veta, kjo është vrasje e historisë dhe e gjakut. Nëse banorët paskan letra të falsifikuara, pse shteti nuk bëri ballafaqim në terren për dy muaj, por zgjodhi rrahjet në komisariate dhe presionin policor? Pamjet e grave që bllokojnë rrugën dhe futen në kantier janë dëshmia më e pastër e një populli që nuk dorëzohet përpara forcës së lekut, drogës dhe mediave lepirëse.

Si qytetar që e njoh Rrjollin dhe e ndjej dhimbjen e tyre, e kam ditur gjithmonë sakrificën e këtyre njerëzve. Më dhemb kjo padrejtësi që po ndodh në mbarë Shqipërinë, ku po legalizohet droga dhe paratë e pista të atyre që janë bërë njësh me pushtetin. Kur këto forca bëhen bashkë, qytetari mbetet i frikësuar, i uritur dhe i nënshtruar.

Nuk flas për përfitim, por për të vërtetën që shoh sot me dhimbje: janë njerëz, janë nëna që në vend të ishin me fëmijët e tyre, janë detyruar të përballen me dhunën. Turpi është bërë normë për këtë regjim, por Rrjolli po na mëson se prona mbrohet me gjak dhe se e vërteta nuk mund të tjetërsohet. Ne jemi këtu për t’i treguar botës se Rrjolli nuk është vetëm; ai është ndërgjegjja e një kombi që po zgjohet për të mbrojtur themelin e tij. Kur shtypet i ndershmi, lëkundet krejt shteti dhe ky bashkim qytetar, është forca jonë e vetme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: 522 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi në një nga vendet anëtare, emigrantët shqiptarë qytetarë të BE- së
Artikull pasardhës: Nisi karrierën si drejtues në Shkodër, ja kush është drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.