Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
rama marjana paul tedeschini

Shkurtimisht: Para zgjedhjeve të 11 majit 2025 Edi Rama e zgjodhi dhe e mbështeti intelektualen nga Dukagjini Marjana Koçekun për t’iu bashkuar skuadrës së kandidatëve për deputetë të PS-s në Qarkun Shkodër, bile si kryesuese e listës. Natyrisht ky fakt u ba shkas, që nga Dukagjini të shtohet numri i votuesve per PS-n. Dukagjinsit ndiheshin të parfaqësuem per të paren herë në Kuvend nga nji kandidat i tyne.
Veç zgjedhjes se Marjana Koçekut si deputete, rritja e numrit të votuesve të Dukagjinit per PS-n ishte edhe nga nji fakt tjeter me shumë randësi.

Para zgjedhjeve te 11 majit 2025 kryeministri Edi Rama shkoi së bashku me kryebashkijakun Benet Becin në Dukagjin, ku ai zhvilloi nji bisedë me banort rreth ndertimeve te reja në Thethë nga dukagjinsit.

Kryeministri Edi Rama, si autoriteti ma i naltë dhe garantues i qeverisë shqiptare, u premtoi banorve, që do tu japim lejet zyrtare të ndertimit; do tu japin tapitë me shkrim të shtepijave të tyne; u tha se do ti heqin gjobat per punimet e maparshme pa leje në trojet e tyne dhe u bani thirrje, që ti këthejnë djelmt e tyne nga emigrimi, me qellim që ato të investojnë kursimet e veta per zhvillimin e turizmit në Theth.

Pra edhe ky premtim solemn i kryeministrit i shtyni dukagjinsit të votojnë me shumicë per kandidatin e PS-s Marjana Koçekun.
Rreth nji muej mbas votimeve kryeministri Edi Rama nisi fadromat e shoqnumë me policinë e shtetit per të ua prishe thethjanve shtëpijat e ndertume dhe iu tha paftyrsisht se nuk ju pata premtu kurgja.

Kështu deputetja Marjana Koçeku mbeti e turpnume karshi votuesve të sajë në Dukagjin (pjesë e Bashkisë së Shkodrës). Prandej asht Edi Rama ai, që e preu në besë deputeten nga Dukagjini Marjanen Koçeku dhe jo e kunderta. Marjana Koçeku nuk i ka kurgja borxh a sedi Ramës e askërkuj.

Unë habitem, se sa shumë ia ka zgjatë Edi Ramës NeoMalcorja fisnike Marjana Koçeku pa braktisë Partinë Socialiste. Këtu shifet se sa e durushme dhe e matun paska kenë kjo NeoMalcorja. Por si thotë nji fjalë e vjeter e malcorve tonë: “Por i urti kurr nuk ngutet, prej urtësisë e jo prej tutet”.

Erdhi momenti, që qeverisë shqiptare iu mbush kupa plot e perplot dhe populli shqiptar nuk i duron ma abuzimet e qeverive post komuniste në Shqipni.

Pra nga pikpamja morale fisnikja Marjana Koçeku nuk i ka kurgja borxh Edi Ramës. Përkundrazi.

E përsa i përket shantazheve dhe pretendimeve të pa baza ligjore per dorëzimin e postit të parlamentares nga ana e Marjana Koçekut, spjegimin ligjor e ka dhanë Profesor Romeo Gurakuqi si ma poshtë:

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si çdo kushtetutë e një vendi parlamentar perëndimor, mbron lirinë e vendimmarrjes së deputetit, përfshirë të drejtën për t’u asociuar me një grup parlamentar, për t’u shkëputur prej tij, si edhe për të votuar ndryshe nga qëndrimi i grupit parlamentar.

Kjo është një e drejtë e konsoliduar prej më shumë se 130 vitesh në traditën e parlamentarizmit demokratik.

Për rrjedhojë, çdo presion për dorëheqje, i ushtruar për shkak të vendimmarrjes politike të deputetit apo të asaj që etiketohet si “transformizëm”, mund të përbëjë shkelje të rëndë të ligjit, përfshirë edhe përgjegjësi penale. Kjo duhet të mbahet mirë parasysh nga të gjithë ata që sot po veprojnë në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjore.

Po ashtu çdo presion i paligjshëm ndaj deputetëve për shkak të ushtrimit të mandatit të tyre kushtetues duhet të jetë objekt i vëmendjes së organeve ligjzbatuese”. /Nga Paul TEDESCHINI, dërguar për publikim në ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.