“Nga Oroshi i Mirditës ‘Kapedanin’ e kemi çu në Venecia…”, Dom Gjergj Meta ironi me vendimin e Kushtetueses për “30 qershorin”

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Por vendimi i Kushtetueses për të hequr këtë barrë nga vetja, duke iu drejtuar Venecias, u prit me ironi në opinion.

“Në jurisprudencën kanunore, shkalla e fundit e gjykimit, në raste shumë të rralla kjo gjë, ishte Kapedani, i cili gjendej në Orosh të Mirditës. Në jurisprudencën moderne shqiptare “Kapedanin” e kemi çu në Venecia… Por nëse është nevoja, ne në Mirditë gati jemi…,” shkruan Dom Gjergj Meta në rrjetet sociale.

ShkodraWeb Channel

Open

Close