Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA NERSADA MANDIJA – Kujdes me dhuratat për fëmijët në këtë prag festash…

ShkodraWeb 24 December, 2024
IMG_1315

Diskutojmë shpesh me miqtë lidhur me shpenzimet për festa dhe kryesisht lidhur me shpenzimet për fëmijët. Janë të shumtë ato prind të cilët fillojnë të mendojnë për dhuratat e festave edhe dy muaj para festave (qofshin ato ditëlindje apo festat e fundvitit). Jo pak prej tyre shqetësohen rreth faktit se mos po i llastojnë fëmijët e tyre apo se mos po tregohen pak dorështrënguar me ta. Është vërtetë një balancë e brishtë.

T’i plotësosh fëmijës çdo kërkesë që ka për festa, madje t’i dhurosh dyfishin e dhuratave që ka kërkuar është një ndër tiparet tipike të prindërve “modern” të cilët herë për komoditetin për të mos u përballur me fëmijët e më shpesh për t’i plotësuar ato kërkesa që nuk u janë plotësuar atyre në fëmijërinë e tyre, po karakrerizon prindërimin sot.

Por si ndikon në aspektin psikologjik dhe social ky fenomen?

Një fëmijë që merr përherë atë që do, me raste edhe më shumë nga sa ka kërkuar, rritet në një rreth vicioz pritshmërish përherë e në rritje duke u privuar nga aftësia për t’u përballur me refuzimin apo humbjen. Qasja llastuese e prindërve për t’i plotësuar fëmijëve çdo kërkesë me qëllimin e moskrijimit të traumave në fëmijëri po “mpin” fëmijët e të rinjtë sot. Këta fëmijë, rezultojnë se në të ardhmen e afërt kthehen në të rritur me vlera emotive të kufizuara dhe të pakta. Në fjalë të thjeshta, pak ose aspak mund t’i lumturojë ata në të ardhmen ose çdo sfidë (sado e vogël të jetë) mund ti përkul ata.

Dihet tashmë që fëmijët modelohen nga sjellja e prindërve të tyre (dhe jo vetëm). Nëse një prind vazhdimisht (edhe pse pa dashje!) u kushton një vlerë të lartë sendeve materiale (rroba, lodra, etj) duke mbishpenzuar, duke e tepruar ose duke e tejllastuar një fëmijë, mund të presim që këta fëmijë të fillojnë të vendosin një theks më të madh te sendet materiale ndërsa rriten. Mesazhi i paqëllimshëm që marrin këta fëmijë është se “sendet = lumturi”. Prandaj, sa më shumë sende/dhurata të marr, aq më i lumtur duhet të jem!

Ka shumë studime sot, që tregojnë një lidhje shqetësuese midis materializmit dhe shëndetit mendor. Në mënyrë tipike, fëmijët/adoleshentët që vënë një theks më të madh në sendet materiale tregojnë gjithashtu nivele më të ulëta të vetëvlerësimit dhe lumturisë së përgjithshme, ndërsa njëkohësisht përjetojnë nivele më të larta ankthi.

Por si mund të kultivojmë ndjesinë e masës dhe objektivitetit në momete të tilla emotive siç janë festat, dhuratat dhe të vegjëlit tanë. Disa këshilla praktike, mund të jenë:

1. Vendosja e masës (në këtë rast e një buxheti limit për dhuratat)
Vendosja, njohja dhe respektimi i masës është një ushtrim shumë i mirë për prindërit dhe fëmijët dhe këtë marrëdhënie në përgjithësi. Gjatë ditëve të pazarit për dhurata duhet t’i kujtojmë vetes dhe fëmijëve vlerën limit që kemi vendosur për këta dhurata në mënyrë që të kënaqim veten dhe të respektojmë rregullat që vetë kemi vendosur. Në këta raste blerjet online, ku kërkohet në mënyrë të targetuar sipas vlerës në dispozicion mund të jenë një zgjedhje shumë efiçente.

2. T’i kujtojmë njëri-tjetrit se pushimet dhe festat nuk janë vetëm për dhurata
Është shumë e nevojshme që gjatë pushimeve dhe festave ta heqim vëmendjen nga dhuratat dhe ta risjellim atë tek traditat dhe zakonet që lidhen me festën në fjalë. Zhvilloni tradita argëtuese, “jo të lidhura me dhurata”, që fëmijët tuaj të emocionohen në këtë kohë të vitit. Për shembull – të bësh punime dore për pushime, të lexosh tregime dhe të bësh lojra me brumë e t’i pjekësh janë mënyra të shkëlqyera për t’i emocionuar fëmijët e vegjël për pushimet. Për fëmijët më të rritur, provoni të dilni për një “qerasje festash” ose ecje/ngjitje në natyrë, ndonjë koncert në shesh apo të dilni vullnetarë së bashku për ndonjë organizatë. Pyesni fëmijët tuaj se çfarë do të donin të bënin këtë vit, në vend të asaj se çfarë do të donin të merrnin. Është një ndryshim i vogël, por mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si ju dhe familja juaj i shikoni pushimet.

3. Konsideroni që ndonjërën festë t’ia kushtoni bamirësisë
Ka jo pak njerëz që preferojnë të japin vullnetarisht kohën e tyre familjare, apo të tjerë që zgjedhin të sponsorizojnë një familje ose të blejnë dhurata për të to – ju e njihni më mirë familjen tuaj, kështu që zgjidhni diçka që do të funksionojë për të gjithë. Vetëm sigurohuni që të shpjegoni për fëmijët tuaj PSE po përfshiheni në një bamirësi. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të prezantuar idenë se jo të gjithë kemi mjaftueshëm, dhe i ndihmon gjithashtu fëmijët të kuptojnë vlerën e dhënies dhe të ndarjes së gjërave me të tjerët.

Detyra jonë si prindër, është t’i ndihmojmë fëmijët tanë në rrugëtimin e ritjes duke iu stimuluar krijimtarinë, kuriozitetin dhe aftësinë për të luftuar për objektivat dhe lumturinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kontribojmë në krijimin e një brezi që lumturohet spontanisht dhe përballon sfidat e jetës me kurajë dhe rezilencë. /Nga Nersada MANDIJA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, detajet e para nga ngjarja…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 dhjetor 2024…

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.