Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MIMOZA REXHVELAJ – Kulla e Prek Calit, turpi që ende peshon mbi ndërgjegjen tonë kombëtare!

ShkodraWeb 11 June, 2025
kulla prek cali rexhvelaj 2025

Kanë kaluar plot 8 vite nga dita kur u shemb edhe guri i fundit i Kullës së Prek Calit, simbol i qëndresës, nderit dhe burrërisë së Malësisë së Madhe.

Në shtator të vitit 2017, së bashku me banorët e Kelmendit, protestuam për të ndalur atë që ishte një akt i rëndë fyerjeje ndaj kujtesës historike kombëtare.

Shembja e kullës së një heroi nuk është thjesht rrënim fizik, por është rrënim i dinjitetit dhe krenarisë sonë si komb.

Pretendimi absurd se “nuk kishte leje ndërtimi” ishte një justifikim i turpshëm për të zhdukur një monument të shpirtit kombëtar, ndërkohë që ndërtimi i saj ishte fryt i përkushtimit të diasporës shqiptare në SHBA, e cila dha nga zemra për të ruajtur trashëgiminë e një burri që nuk u përkul kurrë.

Tetë vite më pas, gurët e asaj kulle qëndrojnë ende të shpërndarë, të harruar, në heshtje, në fushë.

Asnjë projekt, asnjë përpjekje, asnjë vullnet politik për ta ringritur.

As bashkia, as ministria, asnjë nivel pushteti vendor apo qendror, nuk e ka kujtuar më Kullën e Prek Calit. Kjo është një harresë e qëllimshme. Një heshtje që flet shumë. Një turp që nuk e lan as koha, as harresa. Rindërtimi i Kullës së Prek Calit nuk është thjesht detyrim moral, është një borxh historik ndaj një figure që dha gjithçka për vendin, për lirinë, për Malësinë.

Prek Cali është ende zëri që mund të zgjojë ndërgjegjen e një kombi të përgjumur.

Deri ditën kur Kulla e tij të ngrihet sërish, ne nuk mund të kremtojmë lavdinë e së kaluarës, as të mburremi me historinë tonë. Kulla e Prek Calit është një amanet i pambyllur, është një plagë e hapur në ndërgjegjen e çdo malsori dhe çdo shqiptari me ndjenja kombëtare.

Kullës së tij i kemi borxh të gjithë, çdo malsor, çdo shqiptar, derisa ajo të ngrihet sërish, nuk mund të krenohemi me të kaluarën tonë dhe me heroin që i dha lavdi Malësisë së Madhe dhe historisë shqiptare. Koha të flisni, të kërkoni drejtësi, të kërkoni llogari për këtë kujtesë të dhunuar. Mos e harroni kurrë “Kullës së tij i kemi borxh të gjithë!”. /Nga Mimoza REXHVELAJ, publikuar në Facebook/

506052670_10016560158389614_9076040376245128038_n
506002198_10016560161722947_105085173250729321_n
506064321_10016487221730241_4407997474918657759_n

Post navigation

Previous: Vllaznia rinovon me Esat Mala, futbollisti nënshkruan për të katërtin sezon radhazi me kuqeblutë…
Next: Vllaznia ndan rrugët me futbollistin që për 5 vite, dha kontributin e tij për klubin kuqeblu…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.