Ka kohë e mot që po bëjmë të njëjtin gabim, në këto zgjedhje dhe në të tjerat, duke shpresuar se rezultati do të jetë ndryshe. Por gabimi na u bë faj dhe ndëshkimi ishte i pashmangshëm.
Ne e dinim mirë cili ishte kundërshtari ynë, ia dinim mekanizmat e manipulimit, forcën e pushtetit dhe anën monetare, shit-blerjen, presionin në administratë, presionin deri tek gjërat jetike, një ndihmë ekonomike, një tel dritash, një ndërtim shtëpie, riparim çatie…apo thjeshtë një provim i mbartur…
Le t’ia nisim analizës nga vetja. Ku gabuam ne?
Mjafton të shohësh energjinë që përdorin demokratët kundër njëri- tjetrit për ta shkatërruar, për ta fundosur, për ta mërzitur, për ta bërë të pakënaqur, për ta lënduar e fyer, sikur ta drejtonin gjithë këtë energji ndaj kundërshtarit do bënim diferencën.
Mjafton të linim inatin personal dhe të bashkoheshim për një qëllim madhor prap rezultati do ishte më i kënaqshëm. Nuk luftohet kush je ti dhe kush jam unë, por këta jemi NE! Mend për herën tjetër…pësimi të na bëhet mësim. /Nga Mimoza REXHVELAJ/