Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MERITA SMAJA – Shkodra ma shumë se dashni, një vend ku njeriu prej ngado që të vijë ndihet mirë…

ShkodraWeb 29 January, 2025
IMG_1878

Më thanë të them diçka për këtë qytet…por a mundet njeriu me thanë diçka për një dashuni që të lidh fort e të ban me u ndie mirë. Ky qytet në të cilin unë tashma kam vjet që jetoj, asht dashni e gjallë, e kjo buron nga shpirtnat e qytetit e të njerëzve.

Dashni që të mbështjell e nuk të len me ike nëse ke ba vetëm njëherë të vetme dashni me të…E unë kam dëshirë me diftu si u njoha me shpirtin e këtij qytet pa qenë në këtë qytet: isha gjimnaziste në Peshkopi, e për fatin tim të mirë në atë qytet vijnë dy persona që lanë gjurmë tek unë, i madhi Zef Çoba dhe Mentor Jahja… ky i dyti ndoshta ngaqë nuk asht artist nuk njihet nga shumë vetë, por asht artist edhe pse asht inxhinier mekanik.

E unë pata fatin ta kem mësues kujdestar që më jepte vizatim teknik dhe dituri makinash. Zef Çoba si mjeshtër i koreve dhe i organizimeve të mëdha artistike, na përfshiu në ansamblin e rrethit, ansambël që jo vetëm bani bujë për profesionalizmin por edhe pse ishin të tanë amatorë, fitoi edhe çmime. Mentori, vëllai i klarinetistit në za Namik Jahja, i binte kitarres e na jepte mesim… unë recitoja, këndoja baja sport.

Pra, baja një jetë të gjallë dhe isha shumë e angazhueme… në një moment profesori im më thotë, ti do martohesh me shkodran, sepse me natyrën që ke vetëm me ne shkon… Unë qesha, e i thashë që më kanë thanë se shkodranët janë vagabonda. E në fakt kështu më patën thanë, ai dhe Zefi më thanë sërish se isha artiste e në Shkodër do të gjeja shpirtin e duhun për me ba artin tim.

Kaq ishte kjo bisedë, ma vone unë shkova në Akademi të Arteve e u njoha me një shkodran artist në shumë anë, muzikant, aktor, regjisor, skenograf… U dashunova me të e tek ai gjeta Shkodrën e u dashunova edhe me Shkodrën, në të unë gjeta shpirtin e thellë e të bukur që nuk humbet kurrë. Atë bukuri që vazhdoj ta shijoj edhe sot, e të zhytem ma thellë, pa pasë frikë se mund të mbytem, sepse asht një thellësi që të mbështjell me blunë e saj të thellësisë, por të lejon me marrë frymë si në sipërfaqe.

Kushdo që mund të ketë një kontakt sado të vogël me këtë qytet e me njerëzit e tij mbetet pergjithmonë rob i tij, sepse ky qytet asht si sirenat që të magjepsin me zanin e tyne e ti nuk ke forcë t’u thuesh jo. E jo vetëm që u magjepsa, por tashma besoj se jam ba një robinë e bindun, me dashje, e kesaj magjie që quhet Shkodër dhe e këtyne njerëzve të jashtëzakonshëm që quhen shkodranë. /Nga Merita SMAJA, aktore, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Qeveria shqiptare mbulon shpenzimet e kurimit të mjekut shkodran Arvin Dibra, i cili u dëmtua 6 muaj më parë
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 30 janar 2025…

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.