Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MENTOR KIKIA – “Spartakët e lajthitur”, mirë hajdutët por s’na lënë rehat as budallenjtë…

ShkodraWeb 12 January, 2022
braho ngjela kikia

Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht. Kemi dëgjuar për abuzimin seksual. Kemi dëgjuar për abuzimin fizik. Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik. Çfarë është abuzimi mediatik? Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim. Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim. Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata. Me skenare dhe trille që trondosin mendërisht të madh e të vogël.

Me njerëz të rrjedhur e pjerdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronte se kishte aty sekretet e botës, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen, ti thotë publikisht këto.

Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardhin, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptartët do të shpëtojnë….

O Zot, mirë hajdutët, por s’na lënë rehat as budallenjtë… /Nga Mentor KIKIA, gazetar/

Post navigation

Previous: Protesta e 8 janarit, Prokuroria thërret Bashën e Berishën për të dëshmuar, ja kur duhet të paraqiten…
Next: RAPORTI – Gjashtë viktima dhe mbi 1900 raste të reja në 24 orët e fundit, Ministria e Shendetësisë publikon të dhënat

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.