
Arrestimet nuk e luftojnë korrupsionin! Që të qartësojmë një gjë. SPAK nuk lufton korrupsionin, SPAK fut në burg ata që kanë bërë korrupsion, pra i heton ndërsa GJKKO i ndëshkon.
Por kaq! Paratë, ato që na interesojnë neve, kanë fluturuar ndërkohë.
Korrupsionin, në radhë të parë, e luftojnë strukturat antikorrupsion dhe ato monitoruese të vetë qeverisë.
Psh, marëveshjet koncensionare, duhet të monitorohen hap pas hapi. Nëse shikohet se nuk performojnë mirë, qeveria ndërhyn dhe e bllokon procesin, dhe kështu shpërtohen paratë.
Çfarë bëri BE me fondet e IPARD-it? Ndërsa monitoronte procesin, zbuloi se paratë e fermerëve shkonin për vila dhe pishina në bregdet për hajdutët. Atëherë BE mbylli rubinetin, shpëtoi paratë që ende nuk ishin shpërdoruar.
Kjo nuk ndodh në as një rast tek ne!
Ndërsa SPAK ndërhyn pasi paratë kanë fluturuar me kohë.
Ndaj, kur dëgjoni për arrestime e denime, mos u gëzoni shumë, pasi ata që dënohen me nga 2-3 vjet paratë i kanë sistemuar në bankat e huaja. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/




