Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MENTOR KIKIA – Çfarë doli nga “zgjedhjet” e PD-së…?

ShkodraWeb 24 May, 2026
kikia berisha kryetar 2026

Unë mendoj se opozita nuk është problemi i këtij vendi. Nëse ka gjëra që nuk shkojnë mirë, padyshim që përgjegjësia bie mbi atë që qeveris. Por, opozitën unë dua ta shikoj dhe gjykoj si qeverinë e të ardhëshme, apo si alternativë të cilën mund ta zgjedh për të zëvendësuar qeverinë.
Në këtë kuadër, çfarë prodhuan të ashtuquajturat zgjedhje në PD?

U deshën muaj të tërë për të organizuar një shfaqe komike, sipas të cilës 96% e anëtarëve të PD-së votuan për Berishën. Përtej fakti se ku ka degraduar demokracia e partive shqiptare, pyetja që duhet bërë sot për opozitën është:

A është PD sot më e fortë, pas “zgjedhjeve”?
A është më e madhe numerikisht?
A është më e aftë që të tërheqë rreth vetes jo vetëm anëtarët, por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të saj, por duan ndryshim politik në qeverisje?
E, mbi të gjitha: A është sot një alternativë qeverisëse më e besueshme?

Unë them JO!

Sepse, të paktën, sipas të dhënave zyrtare të PD-së, nja 2000 anëtarë të saj e refuzuan Berishën për kryetar. A mund ta mbështesin ata për kryeministër?

Berisha mund ta meritojë të jetë në krye të PD-së. Sepse ai luftoi fort, u përball me prapaskena brenda partisë dhe jashtë partisë. I mbijetoi shumë skenarëve, jo vetëm politikë por edhe diplomatikë.

Ai e meriton të jetë kryetar i asaj partie. Por a e çon dot në pushtet atë parti Berisha?

Unë them sërish JO!

Me këto të ashtuquajturat zgjedhje që bëri, Berisha tregon me këmbëngulje se nuk mund të jetë kandidati për të qeverisur vendin, sado i korruptuar dhe autokrat që mund të jetë Edi Rama.

Është trishtuese që mjedisi politik nuk po prodhon dot liderë të rinj, me parime të tjera, qasje të reja ndaj politikës, demokracisë, lirisë dhe mendimit. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: STATISTIKAT – Në 4 vite, tkurret mbështetja për Berishën në garën për kryetar PD, krahasimi 2022- 2026
Next: DOKUMENTI – SPAK pushon hetimet për kryetarin e PSD- së Malësi e Madhe, Ardian Hysa merr edhe shkresën

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.