Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MENTOR KIKIA – Bashkohu me kauzën e madhe: Të frenojmë braktisjen e vendit nga të rinjtë!

ShkodraWeb 14 September, 2023
mos ik qendro vepro

Të dashur miq, të njohur e të panjohur!

Prej 13 vjetësh, kam punuar sëbashku me mijëra vajza, djem, burra e gra, me lëvizjen vullnetariste mjedisore Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve. Jam pafund mirënjohës ndaj atyre që u bashkuan me kauzën e mjedisit dhe kontribuan për të. Jam krenar për çfarë kemi bërë e do të bëjmë, për punën e mrekullueshme dhe për edukatën që kemi mbjellë. Ka ende shumë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë….

Por sot po ju drejtohem me një apel, për të kërkuar ndihmën tuaj, për t’iu kushtuar një kauze të re.

Ikja e të rinjve është sot një plagë e madhe. Kam udhëtuar në shumë qytete të vogla, zona periferike e rurale, ku situata është vërtet dramatike. Ikja është bërë një qëllim jete për të rinjtë. Duke folur vetëm për ikje, ikje, braktisje, fshatra e lagje pa fëmijë e pa të rinj, shtëpi të mbyllura, pleq të vetmuar, shkolla që mbyllen e klasa që mpaken, largimi ka marë trajtën e një epidemie.

Jemi bërë bashkë një grup njerëzish që duan të bëjnë mirë për këtë vend. Dhe do të nisim një fushatë. Ne duam të flasim në forma të ndryshme me të rinjtë dhe njërëzit në përgjithësi.

E dimë që ikja nuk ndalohet me fjalë, as me thirrje, as me vendime qeverie, as duke bërë shqiponjën me duar, as duke iu thënë që Shqipëria është më e bukur se Maldivet, as duke u thënë se Atdheu juaj është këtu….

Ne duam t’u bëjmë thirrje atyre që ikin, atyre që ikin për arsyen se “ky vend nuk bëhet, sepse ky vend ka mbaruar, sepse nga këtu duhet ikur natën…”, pra këtyre duam tu themi se para se të vendosin të ikin, të provojnë të bjnë diçka tjetër. Të tentojnë të ndryshojnë atë që mendojnë se është keq këtu.

A keni menduar se është më mirë që të përpiqesh ta ndryshoh situatën, pra ta zgjidhësh problemin, se sa të ikësh nga shtëpia dhe vendi jot?

A keni menduar për prindërit tuaj, si do të jetojnë ata vetëm këtu?

Nëse qytetarët mendojnë se bashkia nuk po punon mirë, atëherë nuk duhet të braktisin qytetin, por ti kërkojnë llogari dhe të vënë bashkinë para përgjegjësisë.

Nëse qytetarët mendojnë se qeveria e tyre nuk po punon mirë, ata nuk duhet të braktisin vendin, por ta vënë qeverinë e tyre para përgjegjësisë.

Nëse qytetarët mendojnë se klasa politike që i drejton është e korruptuar, ata sërish nuk duhet të ikin ata nga vendi i tyre, por ti përdorin të gjitha mekanizmat që u jep demokracia për ti larguar politikanët e korruptuar.

Të dashur miq!

Ky nuk është një projekt, nga ata që përfundojnë me disa takime “sensibilizuese”. Jo! Kjo është nismë e një grupi njerëzish që mendojnë se ky vend po kërcënohet seriozisht nga braktisja dhe zbrazja dhe nuk duam që nesër të themi: Po unë ku isha?

Për ti shërbyer këtij qëllimi, ne duam të organizojmë grupe vullnetarësh në qytete të ndryshme të vendit. Ndaj kam një lutje të sinqertë:

Para se të lëshoheni me kritika, se “si do ti bindësh ti njerëzit të mos ikin”, etj etj, ju lutem konsiderojeni këtë një përpjekje në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

Shpërndajeni, ju lutem, këtë postim sa më shumë dhe nëse mendoni se mund t’i bashkoheni kësaj kauze, apo mund t’ia sygjeroni dikujt, bëjeni. Shkruani në inboks nëse doni të komunikoni më shumë. Ju faleminderit të gjithëve! /Publikuar në Facebook nga gazetari Mentor Kikia/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Oborret e palestrat e shkollave të hapen për komunitetin”, kryebashkiaku Benet Beci prezanton nismën më të re…
Artikull pasardhës: Luan me një lojtar më shumë por Vllaznia nuk ia del, Partizani i merr pikë në Shkodër

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.