
Partitë e opozitës kanë hartuar programe të gjata. Atyre u duhet të prezantohen me shumë premtime, sepse synojmë marrjen e pushtetit. Unë kam lexuar disa, dhe janë vërtet ambiciozë. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka prezantuar objektivin “Shqipëria 20230”, ku bërë ballafaqimin me çfarë mori në 2013 dhe çfarë ka arritur, duke bërë premtime ambicioze, veçanërisht për rritjen e pagave të mjekëve dhe mësuesve.
Por, sa i lexon dhe i përthith publiku këto programe apo platforma, në shumë faqe? Vështirë!
Padyshim që programet janë projekte të detajuara(ose duhet të jenë), të shoqëruara edhe me kostot përkatëse dhe burimin e financave për ti realizuar, për të qenë të besueshëm. Por në komunikimin publik duhet të ketë disa pika, objektiva madhorë, që përbëjnë shtyllën e fushatës. Këto janë ato që shkundin njerëzit.
Nëse unë do të garoja, do ta përmblidhja programin në 10 pika.
1-Krijimin e një modeli të shëndetësisë publike të tarifuar(në shifra tërësisht të përballueshme), por me shërbim absolutisht të përmirësuar. Kush shkon në spital, paguan tarifën, sipas shërbimit që merr, dhe nuk paguan as mjekun, as ilaçet vetë. Aplikim tarifash të buta apo zerim, për kategoritë e njerëve në nevojë. Rritjen e pagave në shëndetësi.
2-Pezullimin dhe hetimin administrativ të të gjithë koncensioneve në shëndetësi, infrastrukturë etj.
3-Shfuqizimin e ligjit dhe hetimin e çdo statusi “Investitor Strategjik” që është dhënë derti tani. Ndalimin kategorik të ndërtimit të “Fshatrave me vila VIP” me tokë falas në bregdet, që po shkatërrojnë perspektivën e turizmit dhe vënin në dispozicion vetëm për resorte turistike.
4-Çlirimin e rërës dhe plazheve nga “pronarët”. Akses i barabartë për këdo pushues, vendas apo i huaj.
5-Rritjen e pagës së mësuesit, në nivelin më të lartë të nëpunësit administrativ, instalimin e disiplinës dhe dimensionit edukativ në shkollë, për ti kthyer shkollës dhe mësuesit dinjitetin dhe integritetin. Të shpëtojmë fëmijët.
6-Uljen e taksës së pagës dhe rishikimin e sistemit të taksave drejt taksës së sheshtë.
7-Uljen e çmimit të karburantit, përmes çlirimit të tij nga të gjitha taksat ekstra që i paguan konsumatori.
8-Forcim të masave ndëshkimore për të garantuar sigurinë ushqimore. Markimin e të gjitha produkteve ushqimore, përfshi mishin e fruta-perimet, që gjithkush të dijë se kush e ka prodhuar dhe shpërndarë atë që po blen.
9-Subvencione dhe mbështetje në nivelit e vendeve të rajonit, për të shpëtuar bujqësinë dhe blegtorinë nga rrënimi përfundimtar dhe braktisjen e tokës bujqësore.
10-Shpëtimi i qyteteve nga makthi i ndërtimeve. Vendosja e një standardi për dendësinë e popullsisë për km2, për të garantuar hapësirat normale publike për qytetarët.
Mund të shoni edhe ju ndonjë, se mos e lexon ndonjë parti dhe i konsideron… /Nga gazetari Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/