
Noti për shumë kend në Shkodër eshte stil jete, eshte pune dhe pjesë e një angazhimi pothuajse të përditshëm, është pasion është dhe sport.
E lashë sportin për në fund sepse për shumë vite sportistet e shumtë, ish- rekordmenet dhe kampionet e vllaznise, ne mungese totale të infrastruktures sportive notonin vetem me zemër.
Sot falë një kompleksi me pishina rekreative (investimi privat) dhe angazhimit admirues të Prof. Kole Shiroka kjo disipline po i rikthen Vllaznise medaljet e harruara ne ketë sport. Në video paraqitet një seance e shkurter nga stërvitja e ekipit të Vllaznise.
Sot mungojnë në Shkodër pishinat e mirëfillta sportive.
Pishinat përveçse qëndra sportive janë dhe qendra komunitare ku jepet mundësia që njerëzit e të gjitha moshave të bëjnë jetë më aktive, më të shëndetshme, më të lumtur.
Për Shkodrën e rrethueme me ujëra pishinat kanë një rëndësi të veçantë pasi qindra e mijëra fëmijë të këtij qyteti mund të mësojnë në mënyrë profesionale një aftësi që një ditë mund të shpëtojë jetën e tyre – ose të dikujt tjetër.
Ndoshta thirrja e parë shkon për Prefekten e Shkodrës Zj. Majlinda Angoni dhe Kryetarin e Bashkise Z. Bardh Spahia ! Jam i sigurtë që një angazhim i koordinuar e mundëson shumë shpejt një ënderr të tillë për Shkodrën.
Uroj qe një pishinë e mbyllur olimpike ti vijë qytetarve shkodranë dhe sportit të notit në Shkodër! /Publikuar në Facebook nga Mark RUPA/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!