Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MARK RUPA – Krejt i lehtë shpronësimi, po njohja e të drejtës së pronësisë, zj. ministre kemi 30 vite që presim

ShkodraWeb 11 October, 2022
mark rupa edona bilali

Zj. Bilali, fjalë me interesë janë pronësia dhe zhvillimi! Me sa shihet në Shqipëri është krejt e lehtë të marrësh një vëndim shpronësimi, mjaftojne pak javë! Po për njohjen e të drejtës së pronësise mbi shtëpitë dhe tokën? Zj. Ministre ne kemi 30 vite qe presim.

Fjala “shpronësim” mund të merret për mirë dhe për keq. Në fakt në këtë rast lajmi mund të mos përqëndrohej tek shpronësimi por tek rruga dhe mbështetja e “Interesit Publik”, pra vepra që do ndertohet aty dhe impakti i saj në zhvillimin e gjërë të zonës.

Ajo rrugë është përmirësuar plotësisht gjatë mandatit të parë të Qeverise Rama dhe vazhdon të jetë në kushte të mira. E di që e mira ska fund por pse sot përsëri një investim në atë rrugë?

Po rri në pritje të një sqarimi pozitiv se çfarë do bëhet dhe çfarë synon ky investim. Ndërkohë unë po hamendësoj sipas dëshirës:

– Ndoshta në atë drejtim, paralel me këtë investim, do të kalojë dhe hekurudha Durres – Prishtine. Në Korrik të këtij viti në Kuvendin e Kosovës u miratua projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

– Nëse vazhdon investimi me atë rrugë lidhet Postriba, Pulti, Shoshi, Shala dhe afrohet aksesi me të gjithë luginat dhe kreshtat e Alpeve te Shqipnise. Është një rrugë e shumë pritur nga ato zona por që e fantazonte dikur dhe Pader Gjergji ne dramen “Shqiptari i Qytetnuem”.

– Nëse vazhdon investimi i kthen Alpet Shqiptare në një burim të jashtëzakonshem të ardhurash për Shkodrën, Malësine e Madhe, Tropojën dhe më gjërë. Rrit numrin e vizitorve, përmirëson shërbimet rekreative dhe të mbrojtjes së mjedisit, përmirëson shërbimet për komunitetet që jetojnë atje dhe rrit numrin e investitorve vendas e te huaj.

– Është rruga qe po hyri në zemër te Alpeve Shqiptare i hap perspektiven një koncepti të ri në harten administrative të asaj zone ku më vonë mund të lidhen njësi administrative me kapacitete njerëzore të pasura , kapacitete natyrore të mjaftueshme dhe prioritete të përbashkta zhvillimore.

Mund të vazhdoj gjithë natën me ëndrrat e mija për ato zona. Për momentin uroj që ky lajm të jetë fillimi i diçkaje të mirë dhe të veçantë! /Nga Mark RUPA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ekzekutoi vëllanë e vrasësit të babait, gjykata dënon me 8 vite burg 17 vjeçarin…
Artikull pasardhës: VIDEO – Sindikata SPUSH e universiteteve njofton protestën e radhës, ja kur do të zhvillohet dhe ku…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.