
Kohët e fundit shumica e të djathtëve kanë filluar të tallin nëpër rrjetet siciale me Selami Jenisherin dhe Kujtim Gjuzin që në fakt, vetë PD i kishte listuar në zgjedhjet e kaluara.
Selami Jenisheri dhe Kujtim Gjuzi duam apo nuk duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen janë shumë më të sinqertë, më të formuar intelektualisht se shumica e deputetve të përzgjedhur nga PD që dolën në primare këtë vit.
Na pëlqen apo nuk na pëlqen që ta themi e ta shprehim troç të vërtetën, ky është niveli i opozitës shqiptare dhe nuk kemi si të sillemi sikur bota patjetër duhet të rrotullohet rreth nesh dhe ne jemi më të mirët më të zgjuarit më politikanët dhe intelektualët e vendit.
Me këto dy figura PD (Partia e Dembelave) tallet sot, por harrojnë se vetë i kanë përzgjedhur si alternativë. Pra janë përzgjedhur nga vetë “ajka” e PD se nuk kanë zbritur nga qielli as nuk kanë dalë si kërpurdhat pas shiut pa i sjell dikush te partia. Andaj themi të na rrojë PD (Partia e Dembelave).
Me respekt dhe mirë u takofshim në dështimin tuaj të rradhës pas 11 majit. /Nga Mark GJEKA, publikuar/